GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i bursave/ Flet Valentina Lamaj, mësuesja që koordinonte me “mbesën e kryeministrit”: Ministrja vuloste

19:46 - 03/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i bursave/ Flet Valentina Lamaj, mësuesja që koordinonte me “mbesën e kryeministrit”: Ministrja vuloste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë. Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv.ministres, mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about US”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj.

Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20-vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit.

 

“Unë kam qenë çdo ditë në punë dhe nuk kisha procedim penal në asnjë moment. Janë zbuluar të dhënat e mia, Ministria e Arsimit duhet të flas. Kush na mbron ne? Duhet të më mbronin që në fillim. Ministria ka qenë në projekt hap pas hapi. Ministria na ka kontrolluar në vlerësime. A e dini që vetëm në një seancë zoom-i ka pasur 15 persona mbikëqyrës si kryhej ky proces?

Unë kam një detyrim para prindërve, para nxënësve. Duhet të dalin hapur e të na thonë si është e vërteta. Kemi qënë 68 koordinatorë dhe të gjithë prisnim mirënjohje, jemi lodhur aq shumë. Të gjithë nxënësit morën kohë nga matura shtetërore. Kush e mban koston e tyre? Kush e mban koston e këtij shqetësimi tim psikologjik?”, u shpreh Valentina Lamaj- mësuese.

Projekti i urdhëruar të niste që në shtator, është zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë gjatë një viti shkollor. Një punë jashtë orarit mësimor e pavlerë, pasi projekti rezultoi që ishte një gënjeshtër.

“Si mund të dyshonim unë dhe nxënësit kur mësuesit pas vlerësimit merrnin certifikatë nga ministrja me vulë? Projekti gjatë gjithë kohës ishte i mbikëqyrur. Drejtuesja e ZA së Durrësit ka hedhur shortin live në zoom. Janë komisione që janë ngritur. Këto janë raporte që vinin nga Ministria e Arsimit!”, tha Lamaj.

Identiteti i rremë i krijuar në emrin Klea Rama, si mbesa e kryeministrit ishte një presion i madh për realizimin e projektit  deklaron mësuesja Lamaj. Ndërkaq zbulon pamundësinë e komunikimit verbal me të.

“Komunikimi i vetëm i yni ka qenë nëpërmjet Whatsapp-it. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë zë. Edhe kur kam patur për ta telefonuar në Whatsapp, pasi numër nuk kemi patur, nuk është përgjigjur asnjëherë. Por gjithmonë unë e 68 koordinatorët në të gjithë Shqipërinë kemi punuar jashtë orarit mësimor, punë të papaguar.

Nga kjo punë kam kërkuar dorëheqjen por s’më është pranuar. Duke pasur atë pozicion emri të “mbrojtur” bëri që shumë e morën të mirëqenë dhe na thoshin “e dini kush është? Nga vjen ky projekt?! Pra një flluskë sapuni në fund”, u shpreh mësuesja.

“Let’s talk about US” filloi si një projekt informues për universitetet amerikane, tregon më tej mësuesja e anglishtes, por fazat u shtuan deri edhe në kryerjen e formatit të provimeve të maturës në platforma digjitale zoom për përzgjedhjen e maturantëve më të mirë,

“Nxënësit kanë konkurruar me projekte, kanë bërë një konkurs për ese më të mira, dhe më pas kanë bërë në zoom provime të maturës shtetërore që të zgjidhnin se në cilët nga universitetet do të studionin”, tha ajo.

Ky skandal duket se ende nuk ka prekur nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit, të cilët vazhdojnë të heshtin…

Etiketa: Kryesore1mashtrimi me bursatMinistria e Arsimit

Lajme të lidhura

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Pro-serbët në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta anulojnë njohjen e Kosovës

Pro-serbët në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta anulojnë njohjen e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com