GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i inceneratorëve/ Dalin dokumentet, si e blenë kompaninë e parë dy të moshuarit nga azili

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i inceneratorëve/ Dalin dokumentet, si e blenë kompaninë e parë dy  të moshuarit nga azili
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin të tjera detaje nga afera e inceneratorëve, ku në skemë rezultojnë të përfshirë edhe dy të moshuar, me pasuri rreth 30 milionë dollarë. Një nga kompanitë e denoncuara për evazion me incineratorët dhe të blera nga të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi është mbyllur dhe hapur disa herë. Madje rezulton se fillimisht ka qenë 79-vjeçari që është bërë pronar i 50 përqind të kompanisë “Sopotania” e në fund të gjitha aksionet i kanë kaluar 86-vjeçares, e cila brenda një muaji e ka kaluar subjektin në status të pezulluar dhe me humbje 21 milion lekë. Një nga kompanitë e përmendura nga Monika Kryemadhi në aferën e incineratorëve është dhe “Sopotania”. E krijuar në vitin 2014 në Fushë Krujë duket se ka pasur të ardhura dhe fitim të ulët me rreth 253 mijë lekë. Në vitin 2016 në dokumentet e QKB ky subjekt ka zgjeruar aktivitetin ndërsa një vit më pas ndryshon emrin nga “XH.Y” në “Sopotania”, po ashtu kompania është blerë nga Klevis Murati, duke u larguar Kreshnik Ymeraj. Po ashtu subjekti rezulton të kishte qenë në statusin i pezulluar duke u rikthyer në aktivitet në mars të vitit 2017.
Në këtë vit duket se fitimi i deklaruar shkon në rreth 5 milionë lekë.
Megjithatë më tej kompania kërkon pezullimin e aktivitetit dhe pas një muaji rihapet sërisht, por ortak shtohet i linduri në vitin 1939 Thanas Çani, pikërisht ne 16 mars 2018.
Në dokument paraqitet edhe firma e të moshuarit që bëhet aksionar dhe pronar i gjysmës së kompanisë në moshën 79-vjeçare me një vlerë kapitali 50 mijë lekë.
Veprimtaria e tij zgjat vetëm 11 muaj, pasi kompania blihet në mënyrë të plotë nga Haxhire Gurakuqi, e datëlindjes 12 dhjetor 1933.
Pikërisht në moshën 86-vjeçare me vlerën e 100 mijë lekëve ka blerë kompaninë tashmë të shumëpërfolur për lëvizjet fiktive me incineratorët, dhe vetëm një muaj me pas me kërkesën e saj, “Sopotania” kalon me statusin pezulluar dhe me një bilanc me humbje prej 21 milionë lekësh.
Megjithatë ende nuk dihet nëse prokuroria do të verifikojë dokumentet e regjistruara në zyrat e shtetit apo do të marrë në mbrojtje të moshuarit e kthyer në qendër të vëmendjes për evazionin fiskal.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi
Aktualitet

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26
Para
Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet vetëm me certifikatën e lindjes, ja vendimi i ri

Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet vetëm me certifikatën e lindjes, ja vendimi i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që shtatorin ta shndërrojnë në muajin e protestave...

Lexo më shumë
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26
Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com