GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i Katar-Gate, Giorgi dëshmoi mbi 10 orë dhe pranoi fajin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i Katar-Gate, Giorgi dëshmoi mbi 10 orë dhe pranoi fajin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë publikuar rreth rrëfim-deklaratës së Francesco Giorgit, partnerit të Eva Kailit, i cili u arrestua së bashku me të dhe dy persona të tjerë për Katar-Gate.

Sipas botimit, Giorgi, i cili konsiderohet si një nga figurat kryesore në hetimin e autoriteteve belge për skandalin e korrupsionit që tronditi Parlamentin Evropian, u zbërthye në marrjen në pyetje të tij të shtunën e kaluar.

“Ai foli për dhjetë orë duke e detyruar kryeprokurorin e hetuesisë që të shtyjë marrjen në pyetje të personave të mbetur për ditën e nesërme. Ai përmendi emra dhe mbiemra, dha shpjegime, tha se kujt dhe nga kush janë trafikuar paratë nga OJQ Fight Impunity (e themeluar edhe nga i akuzuari për Katargate, ish-deputeti italian Antonio Panzeri), ai iu referua donacioneve të mëdha që përfshinte nobelistë, ish komisionerë dhe ish-kryeministra”, raporton Corriere.

Giorgi ka marrë përgjegjësinë e plotë për paratë e gjetura në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, duke zbatuar, siç theksohet, “strategjinë e Eva Kaili”, të ndajë njërën nga tjetra duke u përpjekur të shpëtojë atë që duhet të humbasë më shumë.

Giorgi pranoi faktet, ku tha se vetëm ai i mori paratë e gjetura në apartamentin në qendër të Brukselit ku jetonte me Eva Kailin dhe pikërisht nga këto para disa u gjetën në valixhen e babait të eurodeputetes greke kur ai u ndalua nga policia jashtë hotelit Sofitel në kryeqytetin belg më 9 dhjetor.

Gazeta italiane nxjerr në pah edhe hetimin e dytë ndaj Eva Kailit, i cili u bë i njohur pasditen e së enjtes për mashtrim ndaj buxhetit të BE-së, në lidhje me menaxhimin e kompensimit parlamentar dhe në veçanti për shpërblimin e asistentëve të akredituar parlamentar.

Në fund, publikimi përmend hetimin e nisur në Athinë nga Prokuroria Ekonomike për krimet e ryshfetit dhe pastrimit të parave nga Eva Kaili, me kusht që eurodeputetja të mos ndiqet penalisht në Belgjikë për të njëjtat fakte.

Etiketa: ArrestimDëshmikatarskandali

Lajme të lidhura

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim
Aktualitet

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

10:22 - 01/11/26
“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!
Aktualitet

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

09:56 - 01/11/26
KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik
Aktualitet

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26
Para
Nuk është një Botëror. Eshtë një kauzë. Një rebelim!

Nuk është një Botëror. Eshtë një kauzë. Një rebelim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim
Aktualitet

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

10:22 - 01/11/26

Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara...

Lexo më shumë
“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

09:56 - 01/11/26
KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26
Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

09:28 - 01/11/26
Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com