GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali i pagave, rroga e një shoferi të FSHZH sa trefishi i rrogës të një mësuesi

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i pagave, rroga e një shoferi të FSHZH sa trefishi i rrogës të një mësuesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër superskandal i rrjedhjes të të dhënave personale në rrjet siç ishte ai i pagave, nxorri gjithashtu edhe rrogat e nënpunësve të shtetit. Këtë herë nuk është më fjala për të dhënat preferenciale të patronazhistëve socialistë që u përdorën për zgjedhjet e 25 prillit po për të gjitha pagat e sektorit privat dhe shtetëror në Shqipëri.

Në listën e publikuar janë edhe pagat e punonjësve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, institucion i cili zbaton projekte të integruara dhe komplekse që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik, në infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime, urbanizim dhe në zhvillimin e sektorit të turizmit.

Ky institucion i cili menaxhon edhe miliona lekë të taksave të shqiptarëve, rezulton me paga shumë të larta. Sipas Exelit i cili ka rrjedhur në internet, paga e një shoferi të këtij institucioni, është 196.636 lekë të reja, ose rreth 2 milionë lekë të vjetra. E njëjta gjë është edhe për shoferët e tjerë të FSHZH, ku më e ulëta është 1.530.000 lekë të vjetra.

Kjo pagë për këtë funksion, është shumë e lartë nëse e krahasojmë me pagat e shumicës së nënpunësve të administratës shtetërore. Kujtojmë se një mësues në Shqipëri merr deri në 500 mijë lekë të vjetra, që do të thotë sa çereku i rrogës të një shoferi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.  

Në dokumentin që e zotërojnë shumë shqiptarë në programin Exel, janë numrat e kartave të identitetit, emrat e personave, numri personal, qendra e punës ku punojnë funksioni që kryejnë dhe paga qe marrin. Aty gjenden drejtorë bankash, Ceo të kompanive të mëdha por edhe punonjës shtetërorë që nga presidenca e deri tek selitë e huaja diplomatike në vend.

Gijotina.com

Etiketa: FSHZHKryesore1mesuesipagatrrogarrogatshoferiskandalitrefishi

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Covid-19 në Kosovë, 29 raste të reja dhe asnjë viktimë

Covid-19 në Kosovë, 29 raste të reja dhe asnjë viktimë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com