GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali i Postës Shqiptare, 45 miliardë lekë për 43 tendera që ia fali të njëjtës kompani

16:32 - 27/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali i Postës Shqiptare, 45 miliardë lekë për 43 tendera që ia fali të njëjtës kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga viti 2012 Posta Shqiptare vazhdon të pasurojë me taksat e shqiptarëve kompaninë “H.S”, ndërsa vetëm në 3 vitet e fundit i ka dhënë 45 miliardë lekë tendera në shkelje të ligjit. Në një raport të publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentohet se nga fundi i vitit 2019 deri në 2022 Posta Shqiptare ka nënshkruar 43 kontrata për tendera në lidhje me Teknologjinë e Informacionit, ndërsa 10 tendera të tjerë janë programuar në planin afat mesëm deri në mesin e vitit 2023. Pra, për 3 vjet vetëm posta hap 53 tendera për mirëmbajtjen e sistemit të IT, të cilat rrëmbejnë miliardë lekë dhe i fusin në xhepin e kompanisë së privilegjuar “H. S” shpk.

“Për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve janë lidhur 10 kontrata që vazhdojnë më afat deri në mesin e vitit 2023 me vlerë të përgjithshme 158,200,000 lekë pa TVSH dhe 189,840,000 lekë me TVSH dhe deri në 30 qershor 2021, për kontrata e mirëmbajtjes janë paguar rreth 93,000,000 lekë, pa TVSH dhe rreth 110,000,000 lekë . Vlen të theksohet se, të gjitha procedura e prokurimeve si të blerjeve të sistemit ashtu edhe të mirëmbajtjes së tyre janë fituar nga i njëjti operator Ekonomik, “H. S shpk”, thuhet në raport. Numri kaq i lartë i tenderave nga një institucionet i vetëm, të dhuruara për një kompani dhe shirat e larta të tyre përbëjnë shkelje ligjore dhe rrisin hapësira për abuzime. Pra 4.5 miliardë lekë janë shkuar dëm nga fondi i postës, citon KLSH në raport.

 

Si iu “dhuruan” tenderat “H. S”shpk”

Ndërsa, skandali thellohet edhe më shumë kur nga ky auditimi janë zbuluar me detaje shkeljet në këto kontrata si dhe skema që ka përdorur posta për mbajtur në krye të listës kompaninë “H. S shpk”. Sipas raportit, Posta merrte në garë 3 apo më shumë oferta, por më pas vepronte sipas ligjit ku në konsideratë duhej të zgjidhte ofertën më të ulët. Në çdo raste kompania e sipërpërmendur paraqiste ofertën sipas kritereve që i ishin dhënë paraprakisht dhe automatikisht shpallej fituese. Posta “luante me dy porta”, pasi në të njëjtën kohë ka vendosur kufizim për konkurrencën. Ky institucione ka vepruar me këtë skemë abuzuese, duke paracaktuar kështu fituesin për të gjitha kontratat.

“Në të gjithë tenderat ,duke filluar nga viti 2017 dhe deri në datën 30.06.2020, vlera e fondit limit është llogaritur në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 për “Prokurimin Publike” dhe VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave te Prokurimit Publik”, duke marrë në treg 3 apo më shumë oferta dhe ka përllogaritur fondin limit bazuar në ofertën më të ulët. Pra nga njëra anë vendos kufizimin e konkurrencës në treg nëpërmjet të drejtës së autorit nga ana tjetër ka marrë oferta në treg të cilat nuk mundë të përgjigjen vlerës së shërbimit të prokuruar sepse të drejtën e mirëmbajtjes së këtij sistemi sipas specifikimeve teknike e ka në mënyrë ekskluzive vetëm operatori “H. S”.

 

Kostot financiare

Më tutje audituesi konstaton se, duke vepruar në këtë mënyrë Posta Shqiptare ka shkaktuar dëme të mëdha financiare për çdo kontratë të nënshkruar në këto 3 vitet e fundit. Duke qenë se shërbimet janë blerë nga e njëjta kompani çdo vit, kjo e fundit ka paraqitur shpesh ofertë me vlerë sa fondi limit, ka bërë që shpenzimet të jenë më të larta, nga se nevojiteshin realisht.

“Gjithashtu, në llogaritjen e fondit limit për të gjitha kontratat e mirëmbajtjes nuk është marrë në konsideratë raporti kosto-përfitim. Edhe pse janë zhvilluar me procedura të hapura, kontratat janë lidhur në mungesë të theksuar të konkurrencës, pasoja e të cilës ka sjellë ekskluzivitetin dhe monopolizimin e blerjeve dhe të mirëmbajtjes së sistemit Eterna, duke i përqendruar këto blerje dhe shërbime vetëm te i njëjti operatorë, te operator “H. S”.

 Ky operatorë në të gjitha procedurat e prokurimit ka ofruar ofertën ekonomike pothuajse të barabartë me fondin limit. Për pasojë shpenzimet për mirëmbajtjen janë relativisht të larta kundrejt kostos së blerjeve së vetë sistemit Eterna, të cilat llogariten rreth 15-18 % për çdo vit”, theksohet në raport.

Si pasojë kufizimin e konkurrencës për shkak të së drejtës së autorit dhe mos marrjes në pronësi të Kodit në Burim nga Posta Shqiptare, ka sjell: pjesëmarrjen e ulët të operatorëve ekonomikë në procedurën e prokurimit; keq përdorimin e fondeve publike; mos uljen e shpenzimeve procedurale të shërbimit e mirëmbajtjes.

 

Tenderat pa garë

Sipas audituesi të paktën në 6 tendera është zbuluar mungesë e theksuar e konkurrencës. Konkretisht bëhet fjalë për 6 kontrata me objekt mirëmbajtjen e sistemeve të Etern, të cilat kapin vlerën e 1 miliardë lekëve.  Në dokumente evidentohet se, të 6 procedurat janë zhvilluara të hapura, por në procedura ka pasur mungesë të theksuar konkurrence pasi në to ka marrë pjese vetëm operatori “H. S.”, i cili është shpallur edhe fitues dhe ka lidhur kontratat e zbatimit. Mungesa e theksuar e konkurrencës ka ardhur si pasojë e hartimit dhe vendosjes në DT të kërkesave të veçantë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.

Madje në datë 12.10.2020 Komisioni i Prokurimeve Publike  i ka anuluar tenderin  me objekt “Blerje toneri”  të vlerës 47 milionë lekë. Për shkak se një kompani kishte bërë denoncim, ku tregonte se posta skualifkonte pa argumente ligjore pjesëmarrësit në garë. Gjithashtu, në datën 19.10.2020 kompania OE ankues ka paraqitur ankesë pranë KPP me të njëjtin objekt ankese. Ndërsa gjatë vitit 2021 kanë mbërritur në KPP edhe dhjetëra ankesa të tjera.

Të gjitha këto denoncime vijnë për shkak se Posta Shqiptare ka bërë hartim dhe vendosje të  kritereve të veçanta kualifikuese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik. Posta ka shpenzuar miliarda lekë dhe shërbimet vijon t’i ketë skandaloze, ndërsa ish-drejtori Ervin Bushati dhe paraardhësit e tij nuk mbajnë përgjegjësi për këtë dëm të madh financiar, që rendon mbi xhepat e taksapaguesve shqiptarë/Esmeralda Hida/

 

 

Etiketa: abuzimdeme ekonomikKLSHkryesore2Posta Shqiptareshkeljetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Përfshihet nga flakët pallati ku ndodhen zyrat e partisë…(VIDEO)

Përfshihet nga flakët pallati ku ndodhen zyrat e partisë...(VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com