GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Tatimet gjobiten me 25 mijë euro

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagat e padeklaruara/ Tatimet letër bizneseve: 20 janari afati i fundit për t’i rregulluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shpallur “fajtore” kryesore për skandalin e rrjedhjes së pagave dhe të të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve shiptare dhe është gjobitur me 3 milionë lekë apo 25 mijë euro.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ndërmarrë një hetim të zgjatur në kohë sa i takon bërjes publike të të dhënave me sensitive të qytearëve dhe ka dalë me vendim më datën 24 nëntor 2022, ku janë konstatuar 6 shkelje ligjore nga tatimet për të cilat janë vendosur dhe masat administrative përkatëse.

Vendimi

Sipas vendimit të zbardhur, gjatë hetimit është konstatuar se “nuk ka norma specifike që rregullojnë ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale, gjatë proceseve përpunuese që zhvillon Kontrolluesi, në përmbushjen e detyrave funksionale”.

Gjithashtu, “nuk janë konstatuar procese monitorimi të standardizuara dhe periodike sipas rregulloreve të hartuara për mbrojtjen e aseteve dhe informacionit, për ruajtjen, integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave”.

Po ashtu, rezulton se “Drejtoria e Përgjithshme e Tattimeve, nuk ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Rezulton mosplotësim i detyrimeve në lidhje me ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit së Sigurisë së Informacionit (SMSI) për sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale”.

Në vendim thuhet gjithashtu se, Kontrolluesi ka dëshmuar një qasje pjesërisht jobashkëpunuese, e cila, shoqëruar me mosadresimin e kërkesave të parashtruara në lidhje me dhënien e dokumentacionit dhe mundësimin e aksesit/demonstrimit të funksionimit të sistemit “eTaxation”, sipas kërkesave të grupit të hetimit, ka pamundësuar zhvillimin e gjerë të hetimit administrativ, në lkundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, Drejtorisë së Tatimeve i është lënë si rekomandim kryesor që të përcaktojë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të ketë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesoj në secilën databazë si dhe të marrë masa të menjëhershme në drejtim të ndalimit të aksesit të paligjshëm, në ato databaza, aksesi në të cilat, është në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave.

/Marrë nga Tv Scan/

Etiketa: pagattatimet

Lajme të lidhura

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet
Aktualitet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

08:42 - 09/09/26
102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit  ndryshojnë skenar
Aktualitet

102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar

08:15 - 09/09/26
Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

07:42 - 09/09/26
Para
VIDEO/ Australianët ‘e djegin’ në 4 të mëngjesit

VIDEO/ Australianët ‘e djegin’ në 4 të mëngjesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet
Aktualitet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

08:42 - 09/09/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve...

Lexo më shumë
102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit  ndryshojnë skenar

102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar

08:15 - 09/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 09/09/26
Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

07:42 - 09/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Shtator 2026

07:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com