GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i Shkollës së Magjistraturës, PD: Arben Rakipi përdori pozitën për përfitime private

18:46 - 10/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i Shkollës së Magjistraturës, PD: Arben Rakipi përdori pozitën për përfitime private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit në media të skandalit të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Rakipit se po përdor pozitën për përfitime private.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, një deklaratë për mediat, tha se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 ka themeluar kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners ku zotëron 55% të aksioneve dhe pavarësisht se është zgjedhur drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.

Garo tha se sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit.

“Rakipi vijoi i pashqetësuar edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore. Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit. I vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës. Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit. Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës”, thotë ajo.

Më tej Garo vijon denoncimin e saj duke akuzuar Rakipin për nepotizëm në institucionin që drejton. Ajo shprehet se Rakipi ka punësuar në Shkollën e Magjistratuës bashkëshorten dhe motrën e tij.

“Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar. Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën. Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj. Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton. Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë. Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës. Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm”, tha Garo.

Në fund zëdhënësja e PD-së, theksoi se këto janë standardet e drejtësisë së re, me të cilët po rriten juristët e ardhshëm.

“Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm.  Mentorët e tyre, në mësim u lektorojnë si të zbatojnë ligjin dhe jashtë tij e thyejnë sa herë u jepet rasti. Ja ku e ka drejtësia e re shembullin më të qartë dhe flagrant të nepotizmit, korrupsionit dhe banalitetit”, tha ajo.

Etiketa: Arben RakipiPD

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
U transferua në spitalin në Athinë, Kisha Autoqefale tregon gjendjen e Kryepeshkopit Janullatos

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, del nga salla e operacionit kryepeshkopi Janullatos

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com