GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandali i sterilizimit/ Berisha: U rritën 83 herë çmimet, një mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacione

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i sterilizimit/ Berisha: U rritën 83 herë çmimet, një mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës është ndalur te hetimet që po kryhen për koncesionin e serizilimit.

Berisha u shpreh se kompania që e mori rriti çmimet 83 herë dhe se spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione.

Mesatarisht sipas KLSH-së, thotë ish-kryeministri, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit

Deklarata e Berishës:

Miqtë e mi!

Ju duhet të dini se sterilizimi është një proces që është kryer sipas mjeteve të kohës që kur është instaluar kirurgjia në Shqipëri, gjatë luftës së parë botërore dhe më vonë.

Sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar.

Në vitin 2010-2011 importuam aparatura digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.

Ndërkohë në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet funksiononin autoklavat, sterilizatorët dhe natyrisht do të kalohej në një teknologji të re.

Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.

Kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.

Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?

Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit.

Miqtë e mi!

Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
Aktualitet

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

08:52 - 31/10/26
Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit
Aktualitet

Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

08:24 - 31/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

“Pa dorëheqje nuk ndalemi!” Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, në mbështetje edhe pedagogët

07:54 - 31/10/26
Para
Vdekja e avokatit Leonard Dingo/ Kreu i Dhomës, Haxhia: Të zbardhet ngjarja, autori para ligjit

Vdekja e avokatit Leonard Dingo/ Kreu i Dhomës, Haxhia: Të zbardhet ngjarja, autori para ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
Aktualitet

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

08:52 - 31/10/26

Një vendim i qeverisë shqiptare, që i jep Policisë së Shtetit kompetenca për të kufizuar daljen jashtë vendit të personave...

Lexo më shumë
Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

08:24 - 31/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:16 - 31/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

“Pa dorëheqje nuk ndalemi!” Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, në mbështetje edhe pedagogët

07:54 - 31/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Rama shpall Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme, kush e përkrah atë është kundra partisë

07:47 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com