GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i vjedhjes së TIMS-it, konfirmohet masa e arrestit për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i vjedhjes së TIMS-it, konfirmohet masa e arrestit për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ervin Muçën, ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, pasi sipas prokurorisë së Tiranës, ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë.

Muça, në një prononcim të shkurtët për gazetarët para hyrjes në gjykatë, u vetëcilësua i pafajshëm. “Është e gjitha një spekulim mediatik. Unë deklarohem i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Kam zbatuar vetëm detyrën. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj”, tha ai.

Akuza

Në njoftim më 9 Prill, prokuroria sqaroi se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

“… Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, citohet  në njoftim.

Në vijim, bëhet e ditur se hetimi është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshirë në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe në kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Po ashtu, janë kryer verifikime mbi vërtetimin e besueshmërisë së Muçës në raport me pozicionin e tij Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin, prej nga janë gjetur disa probleme.

Ervin Muça

Nga verifikimet ka rezultuar se Muça në vitin 2007 është raportuar si përgjegjës për veprat penale të “dokumenteve false kryer nga persona privatë” dhe “përdorimin e një akti të rremë”. Në shtator të vitit 2008 atij i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

Nga hetimi ka rezultuar se Muça është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e shtetit. Sipas prokurorisë, ligji për Policinë e Shtetit ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies, ndërkohë që Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin që mbante.

Në seancën e sotme, gjykata konfirmoi dhe masën e pezullimit nga detyra në polici, për Muçën.

Lexo edhe:

Nga TIMS u vodhën 500 MB, Klodian Mazari i AKSHI-t në lupën e akuzës

Etiketa: Ervin MuçaKryesore1TIMS

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Para
I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26

Të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin , kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. Vendimi I...

Lexo më shumë
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com