GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali, KESH i jep kontratën personit nën hetim për abuzim me tendera

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali, KESH i jep kontratën personit nën hetim për abuzim me tendera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 30 maj Koorparata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) mban tenderin për demontimin e vinçit 100/5 ton në HEC-in e Vaut Dejës, kontratë e cila parashikon fondin limit me vlerë 20 milionë lekë ose 167 mijë euro. Në garë ka marrë pjesë vetëm “Junik” shpk në pronësi të Dedë Malutaj e cila shpallet automatikisht fituese në 14 qershor, kompani e cila ka fituar kontrata publike nga Programi i Rindërtimit.

Gara për tenderin është njollosur jo vetëm ngaqë nuk ka patur garues të tjerë, por pasi në 28 maj dy ditë para mbajtjes së tenderit, sipas “Shqiptarja.com” Gjykata e shkallës së parë Tiranë shpalli në kërkim administratorin e kompanisë Dedë Malutaj dhe drejtuesin teknik Vladimir Malutaj si dhe u arrestuan Ardian Lloshi, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshi administrator në “IMES-D” shpk. Këta persona akuzohen se kanë vendosur në Prokurorinë e Elbasanit pajisje për ngrohje dhe ftohje që kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit. Gjatë dimrit të kaluar, ka rezultuar se pajisja e kondicionerit “Chiller” nuk ka funksionuar për ngrohjen e godinave.

Duke iu referuar “Shqiptarja.com”, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e datës 28 maj 2022 të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë e cila i kishte lënë në burg duke vendosur detyrim paraqitje për Ardian Lloshin, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshin administrator në “IMES-D” shpk, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Malutën, administrator te shoqëria “Junik” shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, të cilët ishin të shpallur në kërkim nga Policia.

Problemi më i madh vjen nga KESH, institucion shtetëror që drejtohet nga Ergys Verdho, i cili ka ndryshuar përsëri dokumentat standarte të tenderit. Para disa ditësh Gijotina.com denoncoi kontratën me vlerë 1,4 milionë euro të cilës iu ndryshuan dokumentat për ta përfituar “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” shpk dhe “Info Business Solutions” shpk.

Nuk po flasim për një ndryshim të parëndësishëm, por për faktin se është hequr nga kushtet për të fituar tenderin licenca NS- 11 A (Punime mbi shina dhe traversa) e cila akordohet nga ministria. Menjëherë ngrihet pyetja, si nuk janë të nevojshme këto kushte kur kemi të bëjmë me një përbindësh metalik? Si do të kryhet kjo procedurë e cila paraqet rrezik në mjedisin e punës?

Duke patur një vepër inxhienerike të këtyre përmasave, ndërmarrja shtetërore me humbjet më të mëdha në vend, ka menduar se mungesa e një licence nuk prish punë duke vendosur në rrezik një nga mrekullitë energjitike në kohë krize për energjinë. Nuk mjafton fakti se KESH-i akoma edhe kësaj dite nuk ka deklaruar bilancet në QKB në shkelje me ligjin por gjatë viti 2014 ka rekordin e humbjeve me vlerë 184 milionë euro sipas Open Data Albania.

Kompania paraqet dyshime për mënyrën se si do të menaxhohen fondet publike që ushqehen me taksat e qytetarëve por rrezik edhe për veprat hidroenergjitike sepse nga konstatimet rezulton se përsëri nga KESH, kjo kompani ka marrë 2 kontrata publike pa garë me vlerë 100 milionë lekë ose 833 mijë euro.

Për periudhën 2014-2021 sipas transaksioneve nga dega e Thesarit, kjo kompani ka marrë nga buxheti i shtetit pagesa me vlerë 21 milionë euro duke u renditur pranë bizneseve që marrin më shumë fonde publike nga qeveria. / Armand Kullau-Gijotina.com

Etiketa: Armand KullauDede malutajGijotina.comjunik shpkkryesore2

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Para
Harta e re gjyqësore dhe ligji i fiskalizimit, PD organizon tryezë diskutimesh pasditen e sotme  

Harta e re gjyqësore dhe ligji i fiskalizimit, PD organizon tryezë diskutimesh pasditen e sotme  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com