GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali, kompania ONE kapet duke vjedhur klientët (fakte e foto)

13:26 - 18/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali, kompania ONE kapet duke vjedhur klientët (fakte e foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania e telefonisë celulare One Telecommunications është shndërruar në një grabitëse e qytetarëve shqiptarë përmes faturave. Një qytetare denoncon në Boldnews.al skandalin me këtë kompani, e cila e ka tarifuar klienten e saj prej 12 vitesh në këtë kompani me një shifër prej 3774 për një muaj, për shërbime të pa kryera në këtë vlerë.

Abuzimi i kompanisë me faturën e denoncueses duket se është lidhur me aktivizimin e paketës roaming për një periudhë 1-javore internet (2-9 korrik 2022), e cila kushton 800 lekë, por që qytetarja thotë se ky shërbim asaj nuk iu ofrua, fakt që kompania mund ta vërtetojë në të dhënat e saj në sistem. Kjo është vjedhja e parë.

Më tej, qytetarja sqaron se fatura e përmuajshme e numrit të saj me kontratë është në vlerën e rreth 1400 lekë,  ndërkohë që gjatë muajit që u aktivizua paketa roaming javore internet, vlera e pajtimit mujor në faturë me TVSH është shënuar 1900 lekë. Qytetarja nuk është informuar dhe as ka dakordësuar me kompaninë për ndryshim të planit tarifor. Pra, 500 lekë është vjedhja e dytë.

Vjedhja nga kompania One vijon edhe më tej. Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit (2-15 korrik), qytetarja ka pasur rreth 4 minuta thirrje hyrëse në total, si dhe 3 thirrje dalëse me një total 1 minutë e 18 sekonda (thirrjet me ngjyrë të kuqe në faturë).

Kompania One në mesazhet e saj drejtuar abonetëve dhe faqen zyrtare thotë se 1 minutë telefonatë roaming hyrëse kushton 100 lekë, ndërsa 1 minutë dalëse kushton 120 lekë (zona 1).  Bazuar në këtë tarifim, vlera e telefonatave hyrëse që ka kryer qytetarja gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit është rreth 400 lekë, ndërsa vlera e telefonatave dalëse (1 minutë e 18 sekonda) edhe nëse 18 sekonda i tarifojmë po me 120 lekë minuti, është 240 lekë. Në faturën e kompanisë One, vlera e telefonatave hyrëse është shënuar 312,5000 lekë, ndërsa vlera e thirrjeve dalëse është 999,9996 lekë. Pra, për një maksimum tarifimi prej 640 lekë, qytetarja është faturuar nga One 1312 lekë, ose thënë ndryshe dyfish. Përfshirë edhe TVSH 20% vlera e trafikut mujor në faturë është 1574 lekë.

Brenda një muaji kjo qytetare është vjedhur 3 herë në mënyra të ndryshme nga kompania e telefonisë celulare One. Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit, por është një skandal që duhet denoncuar në çdo rast dhe në çdo kohë, në të kundërt njësoj do të vazhdojnë të na vjedhin./Boldnews.al/

 

Etiketa: klientetkompaniaKryesore1ONEskandali

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
U rrahën me shkopinj dhe thika, dy persona në Lezhë përfundojnë në spital

U rrahën me shkopinj dhe thika, dy persona në Lezhë përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com