GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandali me borxhet, 612 institucione shkelën ligjin. Si fshihen faturat Arbitrazhit

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me borxhet, 612 institucione shkelën ligjin. Si fshihen faturat Arbitrazhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Entet publike në vend kanë fshehur gjatë gjithë kohës detyrimet e prapambetura, duke raportuar shifra shumë më të ulët se realja. Edhe pse 2020-ta ishte një vit i vështirë për ekonominë, institucionet publike jo vetëm që nuk kanë ngurruar të abuzojnë me buxhetin e shtetit, por kanë bërë manovra që të mbulojnë shpenzimet pa kriter. Këtë abuzim të mëdha e ka vërtetuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes raportit përfundimtar të publikuar mbi thesarin e buxhetit të shëtit.

Në raport thuhet se institucionet kanë raportuar në thesar mbi 14 milionë lekë detyrime të prapambetura, duke lënë të kuptohet se janë 17% më pak se 2019. Por, në të vërtet gjatë 2020 borxhet janë shtuar me 12 milionë lekë më shumë. Pasi vlera reale e tyre është 53 milionë lekë, nga 40 milionë lekë në 2019

“Balanca progresive e detyrimeve të prapambetura më 31.12.2020 është 53,398,641 mijë lekë ose 12,435,626 mijë lekë më i lartë se një vit më parë (viti 2019: 40,963,015 mijë lekë).
Këto detyrime në fund të periudhës raportuese paraqiten në shumën 14,316,778 mijë lekë (viti 2019: 17,371,031 mijë lekë) ose 17% më i ulët se një vit më parë. 30 institucione nga 306 të listuara me detyrime të prapambetura më 31.12.2020
”, thuhet në raport.

Në këtë raport, KLSH ka evidentuar se institucionet me shkeljet më të mëdha dhe që gjithashtu regjistrojnë vlerën më të lartë të detyrimeve të prapambetura janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave. Dy institucione të cilat kanë marrë fonde të larta nga buxheti edhe ishim në një vit pandemik. KLSH thekson se detyrimet e prapambetura nga entet publike përbëjnë 78% të borxhit të brendshëm. “Llogaria 4864 sipas SIFQ përbëjnë 78% të stokut total të detyrimeve ku veçojmë Aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve me 10%, Aparati i Ministrisë së Infrastrukturës me 9% dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me 6% të stokut të faturave të prapambetura”, thuhet në raport.

KLSH vë në dukje se Ministria e Financave gjithashtu ka shkelur ligjin për raportimin e shpenzimeve, pasi nuk deklarohet fatura e plotë e paguar për çështjet gjyqësorë të humbur në Gjykatën e Strasburgut. Në raport thuhet se këto të dhëna fshihen qëllimisht për të mos treguar rrënimin që i është bërë buxhetit të shëtit.


“Ndërkohë që, detyrimet për vendime gjyqësore ndërkombëtare nuk raportohen, në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 5 datë 27/02/2014 “Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”. Duhet theksuar se mënyra e raportimit sipas formatit të strategjisë, i paraqet shifrat në mënyrë progresive dhe nuk japin pamje mbi shtesat dhe pakësimit që ka pësuar stoku i detyrimeve të prapambetura në bazë vjetore. Por në këtë rast janë fshehur të mbuzur detyrimet e vërteta që mbart buxheti”, thekson KLSH.


Në përfundim KLSH konstaton se, 457 institucione nga 612, rezultojnë me diferenca në raportim si në vijim. 156 institucione kanë kryer pagesa por s’kanë raportuar, me një diferencë në vlerën 2,557,527 mijë lekë dhe 38 institucione të tjera kanë raportuar shuma më të vogla sesa pagesat e kryera, me një diferencë në vlerën 3,930,001 mijë lekë.

Etiketa: borxheentepublikeKLSH

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Para
Afati i KPK, Balla: Shumë shpejt do të publikojmë një amendament, nuk ka pazare me PD

Afati i KPK, Balla: Shumë shpejt do të publikojmë një amendament, nuk ka pazare me PD

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com