GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me inceneratorët, PD: Pesë pyetje për SPAK dhe Bashkinë e Elbasanit

14:23 - 24/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me inceneratorët, PD: Pesë pyetje për SPAK dhe Bashkinë e Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatorja për Media dhe Komunikim në PD, Silvi Bardhi në një deklaratë nga selia blu i ka drejtuar SPAK dhe bashkisë së Elbasanit disa pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve. Bardhi tha se inceneratorët nuk punojnë dhe nuk djegin asgjë, veç milionave të xhepave të shqiptarëve.

Ajo gjithashtu tha se Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve, duke përdorur shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.

Deklarata e Silvi Bardhit:

Qeveria Rama mburret me tre inceneratorë: Të Tiranës, Elbasanit, dhe Fierit.

Është një mburrje e kushtueshme, sepse kostoja e tyre ka kapur e kaluar 430 milion eurot. Numërimi vazhdon edhe me 80 mijë euro në ditë për Tiranën, shumë që del nga xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit.

Partia Demokratike, prej muajsh, ngulmon me fakte dhe prova, që pasqyrojnë një mega-aferë.

Incenerator nuk ka, si në rastin e Tiranës, dhe inceneratorët nuk punojnë, si në rastin e Elbasanit dhe Fierit.

Por, mos merrni fjalët tona për prova.

Shumë prej jush e shohin gjendjen e mjedisit, të grumbullimit të mbeturinave në rrugët, lagjet dhe qytetet e tyre.

Nëse jeni të pakënaqur, nëse jetoni në një rrugë, lagje apo qytet të papastër, si në Tiranë, Elbasan apo Fier, ka diçka që nuk shkon.

Janë ca pyetje që duhen bërë.

Ajo që nuk shkon është se, në të gjitha rastet, inceneratorët ose nuk janë, ose nuk punojnë dhe nuk djegin asgjë, veç milionave të xhepave të shqiptarëve.

Në të gjitha rastet, taksat tuaja shkojnë diku tjetër nëse nuk shkojnë për grumbullimin, përpunimin apo djegien e mbeturinave, gjë të cilën duhej ta bënin 430 milion eurot e incenerarorëve.

Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve. Përdorin shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.

Kjo është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes së dyfishtë. Por edhe e talljes.

Një rast i tillë vjen nga Elbasani dhe lumi Shkumbin që përdoret nga bashkia e këtij qyteti si landfill.

Do të vijojmë me 5 pyetje sot për bashkinë e Elbasanit dhe për SPAK:

A funksionon inceneratori i Elbasanit?

Çfarë kapacitetesh ditore përpunon?

Nëse funksionon, siç pretendon bashkia dhe qeveria, pse mbetjet hidhen në Shkumbin?

Kur në dimër të fryhet Shkumbini, ku mendon kryetari i Bashkisë se përfundojnë këto mbetje?

Kush mban përgjegjësi ligjore kur paratë u merren taksapaguesve, mbetjet nuk procesohen, dhe mjedisi i ndotur vazhdon të kërcënojë jetën e banorëve?

Këto janë edhe fotot që pasqyrojnë të vërtetën në terren, në shtratin e Shkumbinit, afër fshatit Shirgjan. Ky është një shqetësim që na e kanë sjellë banorët e zonës.

Këto janë faktet, kjo është Shqipëria e lulëzuar e inceneRamës dhe inceneLlatjas.

Etiketa: PDSpak

Lajme të lidhura

“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise
Aktualitet

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote
Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25
Para
Këto ndryshime në lëkurë mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore

Këto ndryshime në lëkurë mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!
Aktualitet

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

12:45 - 27/12/25

Nga Damla Doğan Tuncel, KORKUSUZ Në Turqi, shprehja “nuk ka burime” tashmë është kthyer në një refleks politik. Sa herë që pyetet:...

Lexo më shumë
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25
Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com