GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Skandali me medikamentet”/ KLSH nxjerr zbuluar “Mbretëresha Geraldinë”: Abuzim me tenderë dhe karburantin

13:47 - 24/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
“Skandali me medikamentet”/ KLSH nxjerr zbuluar “Mbretëresha Geraldinë”: Abuzim me tenderë dhe karburantin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është një institucione ku priten jetë të reja, por në kohët e fundit po sjellë dhe një sërë problemesh të reja. Pak kohë më parë u publikua skandali se si Ministria e Shëndetësisë shembi një pjesë të godinës ku përveç se kushtoi miliona lekë për taksapaguesit shqiptar, u kthye në një katrahurë për nëna  e reja që nuk gjenin dhoma të lira. Tashmë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar të tjera shkelje ligjore dhe abuzime me fondet pas një auditimi  3 vjeçar të kryer në këtë institucion.

Një problem mjaftë shqetësues që ka ngritur KLSH është mungesa e përgjegjshmërisë dhe transparencës me medikamentet. Pasi, furnizuesit shpesh nuk i lëvrojnë ato në kohën e duhur dhe  boshllëqe në sasi, çka bën që në shumë raste emergjente në spital të ketë mungesë medikamentesh. Kjo papërgjegjshmëri shpesh herë vë në rrezik jetën e pacientëve ose i sorollat ata nëpër farmaci me kosto shtesë. Sigurisht që drejtoria e spitalit duhej të merrte masa dhe të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë, që ndaj këtyre furnizuesve të papërgjegjshëm të aplikoheshin penalitete. Por kjo nuk ka ndodhur sipas ligjit, çka ka sjellë 65 milionë lekë dëme financiare, pasi spitali ka favorizuar farmacitë e miqve duke iu falur penalitetet. Në zbatimin e kontratave dhe afatin e lëvrimit të medikamenteve u konstatuan vonesa për të cilat SUOGJ ka mbajtur penalitete por jo në vlerën e duhur.

“Konkretisht rezulton se Kontrata nr. 421/11, datë 18.04.2018 është lidhur midis I… F… dhe SUOGJ me vlerë 568,016.5 lekë, me afat lëvrimi 7 ditë. Penaliteti i kontratës duhet të jetë në vlerën 4,544 lekë (568,016.5 x 0.25 x 4/1000 x 8 ditë) pra penaliteti duhet të ishte llogaritur mbi vlerën 25 % të kontratës sepse vlera e pa sjellë brenda afateve është 6,916.5 lekë (1.2 % e vlerës së kontratës). Vlera prej 4322.6 lekë përbën dëm ekonomik. Kontrata nr. 421/13, datë 20.04.2018 midis M… dhe SUOGJ me vlerë 6,534,861 lekë, me afat lëvrimi 7 ditë. Penaliteti i mkontratës duhet të jetë në vlerën 133,500 lekë por është mbajtur vetëm 102,011 lekë. Vlera prej 31,489 lekë përbën dëm ekonomik”, thuhet në raport. Sakaq, KLSH kërkon që të vihen para përgjegjësisë për këtë shkelje S. Z. me detyrë shefe farmacie, E. H. me detyrë Framaciste, F. K. me detyrë mjek dhe A. H. në cilësinë e nëpunësit zbatues.

 

Abuzim me karburantin që paguhet nga qytetarët

Sigurisht që fondi i lënë në dispozicion Administratës për karburant paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Në shumë raste institucionet përfitojnë nga kjo dhe me ato fonde mbushin dhe makinat e tyre personale, këtë skemë duket se e përdor edhe stafi i “Mbretëresha Geraldinë”. Në auditimin e publikuar nga KLSH evidentohet se, nuk janë raportuar me korrektësi kilometrat e kryera nga lëvizjet e automjeteve të  spitalit, çka bënë që të ketë pasaktësi në raport me  sasinë e karburantit të shfrytëzuar. Ndërsa dyshohet se ky karburant nuk është përdorur vetëm për furnizimin e ambulancave.

“Në lidhje me shpenzimet rezulton se nga administrim i konsumit të karburantit konstatohet se për çdo lëvizje janë autorizimet përkatëse. Në fund të muajit është hartuar përmbledhësja dhe janë kryer rakordime. Në fletët e udhëtimit mungojnë kilometrat e treguara nga kilometrazhi i makinës në fillim dhe fund të lëvizjes. Autoambulanca është e pajisur me GPS dhe dokumentohen lëvizjes e saj nga raporti mujor i gjeneruar nga sistemi i 127. Në çdo rast janë plotësuar Fletë – Udhëtimet përkatëse dhe Regjistri i misionit dhe lëvizjeve. Sa më sipër është në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar”, thekson KLSH. Kështu, Audituesi kërkon ndërhyrjen menjëherë të Ministrisë përkatëse, për kontrolluar këtë çështje dhe të merren sa më parë masa për abuzimin në tre vitet e fundit.

 

Abuzime me tenderët

Ndër të tjera Audituesi tregon se drejtoresha e Maternitetit, Eliona Demaliaj, ministrja Ogerta Manastirliu dhe bashkëpunëtorë të tjerë nuk kanë kursyer as vjedhjen përmes tenderëve në vitet 2018, 2019 dhe 2020.  Në lidhje me një tender për dezinfektimin e spitalit, KLSH konstaton se ka parregullsi datash në dokumente dhe se fituesi nuk është paraqitur në kohë për të kryere shërbimin, por sërish pagesa i është dhënë. “Nga auditimi i procedurave të prokurimit të blerjeve me vlera të vogla u konstatua mos dokumentimi i komunikimit me operatorët ekonomik kur operatori paraardhës nuk është paraqitur për kryerjen e shërbimit / blerjen e mallit. Gjithashtu, në procedurën “Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim të ambienteve SUOGJ” viti 2018 konstatohet se procedura ka një mosrakordim midis datave dhe etapave që është kryer procedura, konkretisht, testimi i tregut është kryer me datë 5 qershor, shpallja e fituesit me datë 4 qershor dhe nisja e kryerjes së shërbimit 31.05.2018”, evidentohet në raport.

Gjithashtu në tenderin me objekt “Shërbim evadim, transport dhe trajtim të mbetjeve të rrezikshme spitalore” ka mangësi në dokumentet standarde, duke krijuar hapësira për abuzim dhe tregojnë se kemi të bëjmë me projekte klienteliste. Qartësisht në dokument evidentohet se në çdo tender spitali fton të garojnë të njëjtat kompani dhe fituesit janë përherë të njëjtë, duke shkelura kështu në mënyrë të hapur ligjin për prokurimet.

“Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në lidhje me procedurat e prokurimeve rezulton se nga auditimi i procedurave me objekt “Riparime të rrjetit elektrik në Kati 0 dhe kati I në SUOGJ Mbretëresha Geraldinë’, ‘Rikonstruksion i ambienteve ekzistuese për riakomodimin e pacienteve/personelit mjekësor në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, u konstatua se ftesat ndaj OE nga ana e NJP janë kryer duke mos ndryshuar shpesh operatorët ekonomikë të ftuar në procedurat e prokurimit. Sa më sipër është në kundërshtim me VKM nr. datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ndryshuar, neni 36, pika 4”, theksohet në auditim. Këto të dhëna tregojnë se Demaliaj dhe Manastirliu duhet të kishin dalë më kohë para drejtësisë për të mbajtur përgjegjësisë për skandale të tilla./ Esmeralda Hida/

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimekryesore2Marterniteti Mbreteresha GeraldineMEDIKAMENTEnafteTendr

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Takimi Kosovë-Serbi për targat/ Lajçak: Urgjente të arrihet një kompromis

"Vendimi ynë zhgënjim i thellë për rajonin", Lajçak del në krah të Ballkanit Perëndimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com