GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me narkotikët në Zall Herr, bimët u zbuluan më 10 korrik

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me narkotikët në Zall Herr, bimët u zbuluan më 10 korrik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bimët narkotike brenda repartit në Zall Herr janë zbuluar nga vetë ushtarakët rreth një muaj para se të zhvillohej operacioni i policisë.

Referuar vendimit të zbardhur të Gjykatës që la në burg tre ushtarakët e arrestuar për shpërdorim detyre, njëri prej tyre, Gramoz Mullai, shefi i zbulimit ka treguar se kontrolli i fundit në repart ishte kryer në datat 10 dhe 11 korrik. Sipas tij, në vendin e quajtur “sipër liqeneve”, ata kanë konstatuar disa bimë narkotike.

Më tej Mullai ka pohuar se bashkë me dy vartësit, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, edhe këta të arrestuar për shpërdorim detyre, kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të repartit.

Për këtë konstatim, Gramoz Mullai ka pretenduar se ia ka komunikuar me gojë kolonel Petrit Dajlanit, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.

Operacioni i policisë, ku u gjet paracela me 125 bimë narkotike u zhvillua më 4 gusht.

Tre ushtarakët Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda u arrestuan për shpërdorim detyre. Për ta gjykata caktoi masën arrest në burg. Nëpërmjet avokatëve, ata kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar masë më të butë sigurie me argumentin se nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk e dinë se cilët janë personat përgjegjës që kanë kultivuar kanabisin brenda repartit.

Më herët, gjatë caktimit të masës së sigurisë, ata i thanë gjykatës se nuk kishin mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen 140 hektarë tokë në repartin ushtarak.

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, ministri i Mbrojtjes urdhëroi lirimin nga detyra të 4 ushtarakëve, si dhe propozimin për lirim të 10 të tjerëve./abcnews.al

Etiketa: narkotikeskandaliZall Herr

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Kane: Ja pse zgjodha Bayernin

Kane: Ja pse zgjodha Bayernin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com