GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me pagat, Enkelejd Alibeaj: Rama të dorëhiqet, qytetarët ndihen të tradhtuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i PD propozon: Të krijohet Aleanca Qytetare për Demokraci, funksioni i saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër sot pas publikimit të listës së dytë me pagat e prillit. I revoltuar gjatë një interviste televizive ai  ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sipas tij, qytetarët shqiptarë ndihen të tradhtuar nga shteti i vet pasi nuk mundi të ruajë të dhënat.

“Nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie me shkeljen e të dhënave personale. Pushteti nuk do t’ia dijë për të dhënat e tua dhe vazhdon të kërkoj ndjesë. Sjellja normale duhej të ishte ndjesë dhe dorëheqje.  Ndëshkimi duhet të jetë i natyrës politike. Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në një vend të Europës dorëheqja do të ishte minimumi. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe jo penale që është e dorës së dytë. Ajo dorë që duhej ta ruante ka në krye vetëm një person dhe ai është kryeministri. Nuk është incident, por një skemë e mirëfilltë e mbledhjes së të dhënave dhe kalimi i tyre në duar të paautorizuara.  Kjo situatë krijon destabilitet e shqetësim. Kushdo sot ndihet i tradhtuar nga shteti i vet”, tha ai.

Alibeaj i ka kërkuar prokurorisë të ecë shpejt me hetimet pasi masiviteti i këtij skandali po cenon sigurinë kombëtare. “Shpresoj se hetimi do të jetë i shpejtë jo si i patronazhistëve. Në zgjedhje u përdorën legalizimet, dëmshpërblimet, administrata. Sot votuesit shqiptarë ndodhen përballë këtyre zjarreve. Është e kuptueshme qartësisht se kjo skemë u përdor qartë për synime elektorale. Është hapur edhe një Komision hetimor i cili u vendos ndërprerja e hetimeve. Ditë pas dite duket se ku është synimi. Shtetii i cili duhej t’i mbronte të dhënat, po i përdor kundër individit për të votuar kundër vullnetit të tij për partinë në pushtet.  Masiviteti e bën edhe kërcënues të sigurisë kombëtare. Dua një orë e më parë që prokuroria të ecë sa më shpejt, kush është ajo dorë  që ka ngulur këtë thikë pas shpine.  Është detyrimi i opozitës të ndërmarrë të gjitha aktet për të refuzuar këtë pushtet. Opozita po mendon edhe për qytetarët, por çdo individ duhet të refuzojë këtë që po i bëhet”, ndërsa theksoi se opozita do të organizojë protesta për të drejtat e qytetarëve.

Etiketa: AalibeajRamaskandali

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Debati në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Salianji: Të bëjmë garë, jo emërim

Debati në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Salianji: Të bëjmë garë, jo emërim

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com