GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali me “portin 3D”, zbulohet shkelja sesi vinçi i Pirro Vengut skualifikoi të huajt

17:22 - 20/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali me “portin 3D”, zbulohet shkelja sesi vinçi i Pirro Vengut skualifikoi të huajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porti i Durrësit rikthehet përsëri në vëmendjen e medias por kësaj radhe jo për sasitë e mëdhaja të drogës por për shkeljen e ligjit të Prokurimeve Publike ku në rastin konkret Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka firmosur një kontratë për “Blerje vinçi MHC (Mobile Harbour Crane)” me kompaninë “HYDROPOWER” shpk me vlerë 3,8 milionë euro me TVSH ose 460 milionë lekë pasi ka shkelur një nga kushtet e kontratës tek specifikimet teknike.

Pika 2.2 e skualifikon automatikisht ofertën e “HYDROPOWER” shpk sepse sipas Open Data rezulton se shifra më e lartë e xhiros vjetore e kësaj kompanie për një nga 3 vitet e fundit ishte viti 2020 me xhiro vjetore 623 milionë lekë, madje maksimumi i xhiros vjetore të kompanisë që nga themelimi në 2005 e në vazhdim është viti 2017 me vlerën 736 milionë lekë.

Ndërkohë që pika 2.2 e “Kriteret e veçanta të kualifikimit” kërkon që xhiroja vjetore e njërit prej 3 viteve të fundit të deklaruara, nuk duhet të jetë më e vogël se dyfishi i vlerës së përllogaritur të fondit limit ku sipas llogarive i bie jo më pak se 816 milionë lekë.

Kemi shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike por ky fakt nuk e ka shqetësuar institucionin që drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm Pirro Vengu.

Ironia më e madhe është se fakti se Pirro Vengu ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, të cilin e kanë sjellë për të luftuar korrupsionin në Portin e Durrësit që mesa duket zhvillohet poshtë hundës së tij. Vengu është bërë i famshëm sepse në kohën që ka qenë drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme nën drejtimin e Ditmir Bushatit, i erdhi ftesë nga shteti fqinj Greqia për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi pasi ka pashaportë greke.

Lidhja e kontratës është bërë në 23 shtator 2021 për tenderin me numër REF-00092-07-05-2021 me fond limit 408 milion lekë pa TVSH dhe në garë kanë marrë pjesë kompanitë e huaja “NANTONG RAINBOW HEAVY MACHINERIES CO., LTD ( GENMA)” me qendër në Kinë dhe “LIEBHERR-MCCTEC ROSTOCK GMBH000” me qendër në Gjermani, të dyja të skualifikuara për arsye të çuditshme.

E pabesueshme por e vërtet, dy kompani gjermane dhe një kineze, me përvojë të gjatë në infrastrukturën dhe makineritë portuale, konkurruan dhe humbën përballë kompanisë shqiptare me qendër në Kashar, në një tender me vlerë 3,8 milionë euro për blerje vinçi.

Kompania gjermane “Liebherr-MCCtec Rostock GmbH” e cila operon në Rostok, në portin më të madh gjerman në brigjet e Detit Baltik është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit si dhe nuk ka paraqitur dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit në përputhje me sa është kërkuar.

Kompania kineze “NANTONG RAINBOW HEAVY MACHINERIES CO., LTD ( GENMA)” është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave sepse ka bërë një ofertë më të lartë se fondi limit e cila paraqet mangësi në informacion nga ana e kompanisë së huaj ose një gabim i qellimshëm.

Kompania gjermane “KONECRANES GMBH”, me 100 vjet histori në Gjermani ka bërë ofertën 3,37 milionë euro pa TVSH por nuk është pranuar sepse oferta e saj është 20 milionë lekë më shumë se oferta e kompanisë “HYDROPOWER” shpk.

Megjithatë shkelja ligjore është zbuluar si rezultat i tenderit të zhvilluar së fundmi për “MHC 80 TON (Blerje vinxhi)” me fond limit 378 milionë lekë pa TVSH në 9 maj me numër REF-23801-04-01-2022.

Në mënyrë skandaloze kemi patur një tender pa garë ku automatikisht është shpallur fituese “HYDROPOWER” shpk  me ofertën me vlerë 3,1 milionë euro pa TVSH ose 378 milionë lekë si e vetmja kompani që ka marrrë pjesë në garë. Të dyja kontratat së bashku kapin vlerën e 7,9 milionë euro të cilat janë një pasqyrë e qartë se ku shkojnë taksat e shqiptarëve dhe pse nuk teprojnë ato për të ndihmuar shtresat në nevojë por gjenden gjithmonë mënyra se si të shpërdorohen.

Qershorin e kaluar në QKB u regjistrua shoqëria “Symphony Real Estate”, e cila do të merrej me zhvillimin e truallit të Portit të Durrësit dhe shndërrimin e saj në zonë rezidenciale dhe ankorim jahtesh.

Dyshimet mbi këtë kompani që supozohet të jetë investitore e projektit 2 miliardë dollarë për Portin 3D, i shtohen edhe veprimet e fundit të Autoritetit Portual të Durrësit.

APD-ja për t’i hapur rrugën këtij projekti duhet të kishte filluar me zhvendosjen e pajisjeve dhe aparaturave drejt rrethinave të qytetit bregdetar për të krijuar kushtet për zbatimin e projektit luksoz arab.

Por nuk ka ndodhur kjo gjë sepse APD-ja po vazhdon me shpenzimet për investime në territorin aktual të portit dhe me blerjen e këtij vinçi, shpenzimet e Autoritetit Portual të Durrësit kanë kapur vlerën e 6,9 milionë eurove gjatë 9 muajve të fundit.

Kryeministri Edi Rama mund të dalë ditën dhe natën të deklarojë se jemi vendi i vogël, se kaq i kemi resurset por kryeministri ka në dorë mekanizmat për kontrollin e procedurave për fondet publike dhe mekanizmat për të gjetur abuzuesit por mesa duket ish-drejtori i tij i antikorrupsionit nuk është në gjendje të zbulojë kontratën antiligjore e cila kap vlerën e disa miliona eurove.

Etiketa: 3.8 milione euroAutoriteti Portual DurresBlerje vinçi MHC (Mobile Harbour Crane)HYDROPOWER shpkkryesore2ligji i prokurimeve publikePirro Venguportin 3Dshkelet

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Basha për President? Ja si mendon Ervin Salianji

"Teatër me fund të ditur", Salianji: PS prishi marrëveshjen për presidentin, opozita mori kostot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com