GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me qumështin me aflatoksinë/ Resuli: Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin që nga marsi!

10:22 - 22/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria e produkteve/ Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimore në vend. Resuli i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” u ndal te skandali më i fundit që ka dalë në pah, ai i qumështit të kontaminuar me aflatoksinë. Ai shpjegoi se në doza të larta kjo substancë shkakton helmim të menjëhershëm, ndërsa në plan afatgjatë sjell dëmtime të mëlçisë dhe rrezik për zhvillimin e kancerit.

Sipas tij, aflatoksina është një nga mikotoksinat më të rrezikshme dhe është klasifikuar si kancerogjene, ndaj duhej mbajtur brenda normave të lejuara. Resuli ngriti alarmin se Ministria e Bujqësisë po e fsheh këtë skandal, ndonëse ka pasur rezultate laboratorike pozitive që nga mesi i marsit. Ai pyeti publikisht se kujt po i shërben heshtja dhe mungesa e transparencës.

“Ka një muaj që kjo situatë mbahet e fshehtë, ndërkohë që qumështi vijon të shitet,” u shpreh ai.

Resuli theksoi se bizneset që po lulëzojnë më shumë janë laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore, duke e quajtur këtë një pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së sigurisë ushqimore. Ai paralajmëroi se Shqipëria po kthehet në një “spital të madh”, ku pasojat janë të pallogaritshme në jetë, ekonomi dhe mirëqenie publike.

“Për sa i përket efekteve të aflatoksinës, në doza të larta kemi intoksikacione të menjëhershme siç ishte rasti që referoi dhe gazetari, pra helmim të menjëhershëm, dhe pastaj në efekte me afatgjata kemi dëmtime të mëlçisë apo kancer të mëlçisë e kështu me radhë.

E thënë ndryshe, realisht është një nga mikotoksinat e klasifikuara, e cila ndikon drejtpërdrejt në efektet kancerogjene, ndaj dhe është klasifikuar kaq e rrezikshme dhe është përpjekur të mbahet brenda një linje, norme, teknike.

Pse ministria e Bujqësisë e fsheh skandalin e qumështit të kontaminuar? Kujt po i shërben ministria e Bujqësisë e cila sot e kësaj dite, edhe pse ka që nga mesi i marsit që përgjigjja e laboratorit ka ardhur me raste pozitive të këtyre mostrave, është fshehur deri tani në prill.
Pra ka një muaj që e fsheh situatën, kujt po i shërben ose kë po lejon që të shesë qumësht akoma?

Fatkeqësisht, nëse do shohim çdo ditë, edhe nëpër lagje edhe në qytetet tona, bizneset që lulëzojnë më shumë janë kryesisht laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore.
Çka do të thotë se, dashur pa dashur, Shqipëria po kthehet në një spital të madh, ndoshta dhe privat, në të cilin ka dëme të pallogaritshme. Flasim dëme në jetë, kemi dëme në aspektin ekonomik, pastaj kemi njerëz që janë të paaftë për të shkuar në punë, më pas je i varfër e me radhë.

Pra e thënë ndryshe, po bëjnë dëme në të gjitha karakteret për sa i përket popullatës në masë, për të mos arritur një term që ndoshta është pak më i rëndë, një lloj genocidi në heshtje, duke ‘pastruar’ apo duke ulur qoftë fertilitetin, qoftë rritjen e popullatës, qoftë edhe vitalitetin e këtij kombi,” tha ai.

Etiketa: i demshemministriaresulirrezikskandali me qumshtin

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Vatikani konfirmon ceremoninë e varrimit të Papës ditën e Shtunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com