GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali me skemën e fermerëve, pensionistët nuk morën pagesat që iu takojnë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me skemën e fermerëve, pensionistët nuk morën pagesat që iu takojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skema për shpërndarjen e subvencioneve tek fermerët nuk është bërë në mënyrë e transparente dhe sipas nevojave, duke krijuar burokraci mes përfituesve.  Këtë problematikë  ka evidentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti të publikuar ditën e sotme, ku thuhet se  disa fermerëve në vitin që lamë pas iu është dhënë dyfishi i subvencionit që ata meritonin, madje iu janë paguar edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit. Ndërsa, disa fermerë të tjerë përveç se kanë paguar vetë të gjitha kontributetet nuk kanë përfituar dot subvencionim

“Problematikë mbetet subvencionimi i skemës së fshatit në një masë shumë më të madhe edhe në pagimin e pensioneve, duke krijuar subvencionim të dyfishtë për fermerët, si në kontribut, por dhe në përfitim, gjë që është e unifikuar në përfituesit e tjerë që paguajnë vetë të gjithë kontributin, pasi shteti ka kontribuar në skemën e fshatit në subvencionimin në vitin 2019 në shumën 1,980 milionë lekë, ose në masën 47.2% të të ardhurave të skemës dhe në vitin 2020 në shumën 1,684 milonë lekë, ose në masën 50.2% të të ardhurave të skemës”, thuhet në raport.

Ndër të tjera KLSH evidenton se, në disa fshatra janë shpërndarë më shumë subvencione në raport me numrin e fermerëve që  kanë  qenë të regjistruar në skemë. Kjo ka bërë që të krijohet deficit me  10,322,244 lekë në buxhetin e shtetit. Ndërsa humbja thellohet me faktin se ISSH nuk ka mbledhur si duhet kontributet nga të gjithë fermerët e regjistruar në skemë.

“Subvencionimi i lartë për kontributet nga buxheti i shtetit për bujqit, pjesëmarrja e ulët në skemë edhe për shkak të masës së lartë të kontributit referuar dhe produktivitet të ekonomive bujqësore, shpesh me sipërfaqe të vogla dhe jo efiçente, pamundësia e detyrimit për të paguar kontribute, si dhe lënia

mbi baza vullnetare e pagesës së kontributit, ka sjellë problematikat e skemës së fshatit, duke thelluar defiçitin e saj dhe mbulimin në masën më të madhe nga buxheti i shtetit”, thekson KLSH.

Nuk u shpërndanë pensionet

 Një tjetër problem që evidenton KLSH është se gjatë pandemisë shumë pensionistët në fshat nuk kanë marrë pagesat që iu takojnë. Kjo evidentohet nga shifra më e ulët e pensionit të ndarë në raport me vlerën e 2019.  “ Për vitin 2020 shpenzimet për pensionet e fshatit janë realizuar në shumën 13,676,769.000 lekë me një ulje prej 388,762.000 lekë nga viti 2019, të cilat i kanë përfituar 115,443 persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti apo pensione familjare, si dhe shpenzimet për barrëlindje. Një pjesë e konisderueshme nuk kanë arritur të përfitojnë pagesat për shkak të izolimit që solli covid-19”, thekson KLSH.

Kujtojmë se  në mars të 2020 kur qeveria vendosi të izolojë vendin, kryeministri Edi Rama tha se pensionistëve do t’iu shkojnë pagesat në shtëpi, por kjo ka qenë e pamundur për pensionistët e zonave të thella. Pavarësisht ankesave asnjë zgjidhje nuk u dha për pensionistët në zonat malore.

Etiketa: fermerepensioneskemasubvencione

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Kosovë, denoncimi i kandidatit të pavarur anulon zgjedhjet në Han të Elezit

Kosovë, denoncimi i kandidatit të pavarur anulon zgjedhjet në Han të Elezit

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com