GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me Sterilizimin, SPAK merr në pyetje për herë të tretë ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj

20:07 - 08/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me Sterilizimin, SPAK merr në pyetje për herë të tretë ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E njohur si dosja e sterilizimit  të instrumenteve kirurgjikalë dhe e denoncuar në atë kohe nga “Nisma Thurje” , SPAK nuk është ende gati të finalizojë dosjen numër 1 të regjistruar më 23 dhjetor 2019, vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme kishte nisur nga puna. Hetimet nuk kanë ende një finale duke lënë llogari të hapura për tre vepra penale  ndaj zyrtarëve të lartë që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera. Megjithëse SPAK pretendon se gjendet pranë mbylljes së hetimeve, ende nuk ka emra konkretë të dyshuarish apo edhe të pafajshmish.

Pasi ka përfunduar me marrjen në pyetje të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave shumica e tyre mjekë, SPAK pyeti për herë të tretë ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj, që mes të tjerash rezulton se përmes një memoje 26 qershorit 2014 përmendi  qendrën e sterilizimit në QSUT si vendi ku mund të përballohej sterilizimi i instrumenteve për 60 mijë operacione.

Pikërisht pas këtij opinioni dokumentohet edhe propozimi i parë për dhënien e këtij reparti sipas skemës së partneritetit publik privat.

Pa llogaritur faturën përfundimtare,  vetëm një shkresë me protokoll 693/4  provon  se vlera e pajisjeve të marra në dorëzim nga koncensionari shkonte 107 milionë lekë.

I pyetur sikurse edhe anëtarët e komisionit edhe ish zëvendës ministri mësohet të ketë argumentuar se dhënia me koncension u krye duke shmangur prokurimin publik shtyrë nga situata e infeksioneve të larta.

Ndonëse herë pas here prokurorët kanë vijuar me pyetjen e  zyrtarëve dhe  ish zyrtarëve që ekspozohen në fashikuj, i pyetur nga TCH, SPAK nuk dha asnjë përgjigje se kur do ta pyesë ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Si kreu i këtij dikasteri në shkresat e 2015, Beqja u paralajmërua për riskun e kësaj kontrate nga ministri Shkëlqim Cani, por në atë kohë si ministër shëndetësie ai e mbrojti kontratën me arsyetimin se në studimin e fizibilitetit kostot ekstra shkaktoheshin nga infeksionet spitalore.

 

Etiketa: Klodian RrjepajMinistripyetjeskandaliSpakSterilizimi

Lajme të lidhura

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Para
Do dilnin në takim të parë dhe s’dini ç’të bëni? Këto 7 ide janë fantastike

Do dilnin në takim të parë dhe s’dini ç’të bëni? Këto 7 ide janë fantastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com