GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me të dhënat, PD: Kërcënim për mbi 600 mijë shqiptarë, SPAK ka përgjegjësi

13:24 - 27/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me të dhënat, PD: Kërcënim për mbi 600 mijë shqiptarë, SPAK ka përgjegjësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pas skandalit të publikimit të pagave, numrave të telefonit dhe targave të mbi 600 mijë shqiptarëve, Partia Demokratike ka reaguar sërish duke i kërkuar SPAK të përshpejtojë hetimet.

Nënkryetari i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat, se kjo është një ngjarje e rëndë dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh me hetimet.

Deputeti demokrat kujton gjithashtu skandalin e patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilin SPAK ende nuk ka asnjë autor. Sipas tij, kjo ndodh sepse qeveria ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

“Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale. Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funksion në interesit personal”, shkruan Alibeaj.

Ndër të tjera, ai shprehet se shqiptarët po presin përgjigje nga drejtësia, sepse mungesa e ndëshkimit të autorëve, po kthehet në kërcënim të drejtpërdrejtë për jetët e tyre.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Lajme të mira për Real Madrid, dy futbollistët kalojnë koronavirusin

Real Madrid do largojë këta 6 emra të mëdhenj në janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com