GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali, Murati vulosi pasaportën kur ishte në “arrest shtëpie”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsenali i armëve në Tiranë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Fatjon Muratin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatjon Murati nuk e theu masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Tiranës vetëm ditën para sulmit mbi lokal. Në raportin e ngjarjes që Policia e Tiranës i ka kaluar Prokurorisë ka një të dhënë tjetër. Aty thuhet se 32 vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti. Madje duke e vulosur pasaportën e tij. Ky fakt është konfirmuar nga sistemi TIMS.

Nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri. Por, besohet se ajo duhet të ketë ndodhur para datës kur oficeret e policisë bënin si zakonisht konfirmimin për zbatimin e masës së sigurisë.

Sakaq, në raport lexohet se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë 9 persona duke përfshirë edhe mbesën 10 vjeçare të viktimës Mimoza Paja. Kjo e fundit në momentin e goditjes ka qenë në këmbë dhe ka marrë një plumb pas shpine në brinjë.

Dëshmitë

Sipas dëshmive të të pranishmëve në lokal, policia ka mësuar se vëllai i Fatjon Muratit, Ervisi ka qenë duke qëndruar në këmbë së bashku me kushëririn e tij duke ndjekur ndeshjen Juventus Sampdoria. Xhaxhai i tij i ulur në tavolinë me një nipin e tij dhe tre personat e tjerë në dy tavolina më tej.

Të gjithë dëshmitarët mohojnë të kenë parë autorët dhe theksojnë se kanë dëgjuar vetëm zhurmën e plumbave dhe janë përpjekur menjëherë t’u shpëtojnë atyre. Ervis Murati, shënjestra e mundshme e sulmit, ka deklaruar:

“Jam ngritur në këmbë pasi të shtënat kanë mbaruar dhe nuk kam kuptuar kush janë autorët. Mimoza ishte e rrëzuar në tokë e mbuluar me gjak dhe aty kam kuptuar se kishte ndërruar jetë. Kam hipur xhaxhain Shehatin në makinën e Ervinit dhe e kam dërguar në spitalin ushtarak pasi kishte një dëmtim pas koke dhe në shpatull. Pasi kam lënë xhaxhain në spital jam kthyer te vendi i ngjarjes, pra tek lokali dhe kam parë se kishte ardhur policia.”

Edhe të plagosurit e tjerë deklarojnë se kanë gjetur mjete të rastit për t’iu drejtuar Spitalit të Traumës.  Nga verifikimi i të gjitha kamerave të sigurisë që përshkruajnë rrugën nga lokali deri në vendin ku u gjet automjeti i djegur i autorëve, hetuesit kanë arritur të zbulojne itinerarin e tyre.

Makina “BMW” është  parë nga një kamera në rrugën e Rinasit duke ecur në drejtim të kryeqytetit dhe më tej pas 30 minutash është parë sërish në këtë pikë në kthim.

Nga verifikimet paraprake hetuesit kanë arritur në përfundimin se shkak për sulmin në lokalin në pronësi të vëllezërve, Fatjon, Ylli, dhe Ervis Murati është hakmarrja, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale ku ka patur të dëmtuar dhe viktima, në qytetet si Tiranë, Lezhë, dhe Laç.

Ekspertët e krimeve gjatë dy ditëve kontroll në lokal kanë arritur të sekuestrojnë 23 gëzhoja që janë shtënë nga armët e agresorëve. Armët e zjarrit janë dërguar në laborator për të parë nëse ka gjurmë të autorëve që mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tyre.

/TV Klan/

Etiketa: Fatjon MuratiKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Rusia reagon pas deklaratës të ministrit serb

Rusia reagon pas deklaratës të ministrit serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com