GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali, në denoncimin për Kokën përfshihen edhe inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

21:15 - 14/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali, në denoncimin për Kokën përfshihen edhe inceneratorët e Tiranës dhe Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skema e aferës korruptive të inceneratorëve sipas hetimeve të SPAK dhe dokumentacioneve të kontratave koncesionare shtrihen përtej Elbasanit, duke përfshirë gjithashtu Tiranën dhe Fierin. Skema që vuri në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka përllogaritet në një vlerë prej 400 milionë euro, të cilat do të përfitoheshin në interesin e kompanive të implikuara.

Para tre vitesh opozita ka denoncuar këtë aferë korruptive, duke e konsideruar si një ndër më të mëdhajat, por vetëm ditën e sotme Prokuroria e Posaçme urdhëroi arrestimin e Lefter Kokës, ndonëse opozita insiston se ka depozituar materiale të mjaftueshme dhe për zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit si kryeministri Rama, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknurin.

‘Albtek Energy’ është kompania që në fund të vitit 2014 nënshkroi kontratën për menaxhimin e mbetjeve, pronarët e të cilës sot janë shpallur në kërkim për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Pronarja e kësaj kompanie shtetases Stela Gugallja përpara nënshkrimit të kësaj kontrate, nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë. Ndërsa vetëm disa muaj përpara përfitimit të koncesionit me vlerë rreth 22 milionë euro pa TVSH është regjistruar si operator në treg.

Kompania në fjalë nga energjia elektrike që do të shiste do t’i kthente Ministrisë së Energjisë vetëm 2% të përfitimeve, duke përfituar thuajse të gjithë fitimin nga ky aktivitet. Fillimisht marrëveshja parashikonte që ky operator të operonte vetëm 7 vite, por me pas ky afat është përcaktuar deri në 25 vite, duke nënkuptuar se fitimet e kësaj kompanie do të ishin marramendëse. Megjithatë në të gjithë kohën që ky subjekti operoi arriti të përfitonte 3.3 miliardë lekë për periudhën 2018-2021.

Por Elbasani nuk është i vetmi që ka mbartuar këtë aferë korruptive, pasi historia është përsëritur dhe në Fier, këtë herë me kompaninë me administrator shtetasin Loran Dusha, zotërues i “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k. Vlera që ky subjekt përfitoi me inceneratorin e Fierit, arrin shifrën 28 milionë euro, teksa në garë ky operator ishte i vetmi që paraqiti ofertoi. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ky subjekt gjendet nën masën e sekuestros konservative që prej gushtit të vitit 2020 dhe ka grumbulluar detyrime në vlerën e 2.4 milionë lekëve. 

Ndërkohë sipas të dhënave nga Open Data rezulton se koncesioni është shpallur në 13 korrik të vitit 2016, ndërsa kontrata koncensionare mes operatorit dhe dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është lidhur më 30 nëntor të vitit 2016, ndonëse referuar të dhënave sërish nga Open Data fituesi është shpallur në 15 shtator të po këtij viti.

Njësoj si në Elbasan, ky operatorë ka “mbirë” në treg vetëm një muaj përpara nënshkrimit të kontratës me kohëzgjatje 6-vjeçare ku nga të ardhurat, ky subjekt do të paguante si tarifë konçesionare vetëm 3% të të ardhurave vjetore. Në kompaninë Integrated Technology Ëaste Treatment Fier Sh.p.k rezultojnë aksionere dy subjekte të tjera, Integrated Technology Services me pronarë shtetasin Klodian Zoto dhe Denisa Tollkuçin dhe subjekti Ndërtim Montimi Patos sh.a. Përfitimi i këtij subjekti arrin në shifrën e 3.7 miliardë lekëve.

Inceneratori i Tiranës iu dha kompanisë që rezulton e regjistruar në Holllandë, aksionet se së cilës zotërohen 100% nga Integrated Energy B.V. Ky subjekt u dha si projekt koncesionar në vitin 2017, ku fitues u shpall subjekti  ‘Integrated Eregy BV SPV’. Oferta që ky subjekt ofertoi arrin në shifrën 128 milionë euro pa TVSH. 

Kompania me administrator shtetasit Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione rezulton se ka një kapital prej 100 milion lekësh, teksa ka marrë 180 milionë euro nga koncesioni. Opozita pretendon se ky incinerator ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh.

Edhe kjo kompani nuk surprizën në eksperiencën e saj në këtë fushë, pasi rezulton se është regjistruar si operator vetëm një ditë përpara se të përfitonte tenderin e iniceriatorëve, si një dëshmi e gjallë e korrupsionit në dhënien e këtij tenderi dhe aferave të shumta korruptive që fshihen pas.

Ky operator ka një kapital prej 100 milionë lekësh, ndërkohë ka marrë një koncesion me vlerë 180 milionë euro. Gjithashtu sipas të dhënave të bëra publike nga Open Data, kompania që u shpall fituese për incineratorin e Tiranës u krijua 1 ditë para se të fitonte tenderin.

Këto fakte të dokumentuara dhe nga opozita dhe të depozituara në SPAK që para tre vitesh nxjerrin zbuluar shpërdorimin e fondeve publike dhe buxhetit të shtetit, nga operatorë që “mbijnë” kur nuhasin tendera që i kushtojnë shqiptarëve shuma marramendëse parash.

Etiketa: ElbasanFierinceneratorlefter kokaTirane

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Pajtimi i propozon DJ Dagz të dalin nga “Big Brother VIP”

Pajtimi i propozon DJ Dagz të dalin nga “Big Brother VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com