GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Skandali në Greqi/ Përgjohen qindra persona, mund të ndikojë në…

09:24 - 16/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali në Greqi/ Përgjohen qindra persona, mund të ndikojë në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ata kanë gjetur tri karrige të prishrua dhe një tryezë të prishur”, thotë duke qeshur Kostas Vaxevanis, kryeredaktor i gazetës kritike ndaj qeverisë Documento. E ai nuk mund ta fshehë një ton të lehtë cinik. Megjithëse kishte dyshime të qarta prokuroria vetë tani ka vepruar dhe ka kontrolluar zyrat në Athinë të firmës izraeliane Intellexa. Kjo sipërmarrje që shpërndan software-in ilegal të përgjimit Predator, është në fokus të kryeartikujve në Greqi që nga vera 2022, kur software u gjet në celularët e gazetarëve dhe politikanëve. “Ata kanë inskenuar këtë shfaqje, nëntë muaj, pasi dolën në pah përgjimet me programin e formës Intellexa. Natyrisht që nuk kanë gjetur asgjë.” Për Vaxevanis kjo nuk është e habitshme, Askush në aparatin shtetëror nuk ka interes, që ta hulumtojë seriozisht skandalin e përgjimeve që po zmadhohet gjithnjë e më shumë.

Kostas Vaxevanis është gazetar investigativ dhe kryeredaktor i gazetës Documento
Pas informacioneve të para për suverjimin ilegal të gazetarit investigativ Thanasis Koukakis dhe kryetarit të partisë opozitare PASOKS prej shërbimit sekret EYP me udhëzim nga zyra e kryeministrit, Vaxevanis dhe ekipi i tij investigativ deri në fillim të nëntorit kanë zbuluar edhe raste të tjera. Ata publikuan një listë me 33 emra, që janë survejuar me ndihmën e softwareve ilegale të përgjimit. Ndër ta edhe ish-anëtarë të qeverisë si ministri i Jashtëm Nikos Dendias apo ministri i Zhvillimit Adonis Georgadis, por edhe manjati i mediave dhe prodhuesi Ii anijeve Evangelos Marinakis dhe ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.

Greqi – rritet dyshimi për një aksion përgjimi në shkallë të gjerë

Ndërkohë Documento e ka zgjeruar edhe më tej listën. Të prekur janë parlamentarë, pronarë me emër të mediave, gazetarë, biznesmenë si dhe persona nga rrethi i të përgjuarve. Bie në sy, që nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm partiak të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, por edhe me tgë besuar të tij. “Bëhet fjalë për qindra”, iu përgjigje Vaxevanis pyetjes, së sa vetë janë prekur gjithsej. Ai mendon, se qeveria ka mbledhur informacione për ta, përmes të cilave mund të ushtrojë presion ndaj personave në fjalë. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk duan të shprehen zyrtarisht, edhe pse celularët e tyre kanë qenë të infektuar me predator.

Sulme të qëllimshme ndaj kritikëve?

Ndonëse skandali në Greqi është bërë publik, nuk ka ndonjë reagim të madh. “Qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen në popull, se nuk është çështje serioze”, thotë Vaxevanis për DW. Që prej tre vitesh një ekip komunikimi punon në të ashtuquajturën Maximou, selinë e kryeministrit, duke operuar me metoda „jo të pastra dhe të njohura tashmë prej shumë kohësh”. Sapo u bënë publike investigimet, që nxorrën në pah shkelje serioze të qeverisë, u përhapën lajme, për të tërhequr vëmendjen ndaj temave si siguria publike apo grindja e vazhdueshme me vendin fqinj Turqinë.

Përveç kësaj ka përpjekje për t’i disktretituar publikisht gazetarët, thotë Vaxevanis: “Përsëri qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen, se këto zbulime janë një intrigë. Kur ne zbuluam skandalin Novartis, ato përhapën në media, se ky nuk është skandal por një investigim i bërë keq i ndonjë gazetari, që vjen prej opozitës.” Vaxevanis ishte i përfshirë vet në publikimet e skandalit Novartis, prej nga dolën në pah marrëveshje jo krrekte mes politikanëve grekë të nivelit të lartë dhe koncernit zviceran të farmaceutikës.

Shqetësimi në botën e jashtme në rritje

Qeveria i hedh poshtë akuzat, sipas të cilave ajo ka lidhje me Predator. Pas publikimit të 33 emrave, zëdhënësi qeveritar Giannis Oikonomou tha, se ky raport nuk sjell dëshmi. Megjithatë akuzat duhet të hetohen saktë prej autoriteteve greke dhe prej drejtësisë. Që nga ajo kohë Vaxevanis dhe të tjerë gazetarë presin të raportojnë për këtë temë dhe presin më kot për përgjigje.

Skandali i përgjimeve në radhë të parë krijon një ndijesi jo të mirë në botën e jashtme. Mediet ndërkombëtare, ndër to New York Times dhe gazeta franceze Le Monde kanë raportuar intensivisht për këto zhvillime. Komisioni Pega i Parlamentit Europian, që heton përdorimin e software-ve të spiunazhit brenda BE-së, në një raport thekson qartë, se në Greqi përdoret sistemi i spiunazhit Predator, për të spiunuar qytetarët.

Partia në pushtet forca më e madhe politike

Ndonëse presioni ndaj kryeministrit grek është rritur ndjeshëm, partia e tij Nea Dimokratia, vazhdon të jetë e qendrueshme. Sipas sondazheve në fund të nëntorit që pas bërjes publik të këtij skandali ajo nuk ka humbur pikë në elektorat dhe mbetet me 30 përqind forca më e madhe politike në vend. Dimitris Christopoulos, dekan i shkencave politike në fakultetin e Universitetit Panteion të Athinës, e argumenton këtë me faktin, se popullsisë i duhet të përballet me situatën ekonomike, e nuk e ka mendjen të preokupohet për software ilegale të spiunazhit: “Ky nuk është problemi më i madh për njerëzit në Greqi. Nuk mendoj, që i kushtohet vëmendje e madhe skandalit të përgjimeve në një vend, që ka probleme, si këtu tek ne.”

Por kjo nuk do të thotë, se qeveria nuk ka pësuar dëm. “Kjo qeveri e ka humbur mbështetjen që gëzonte deri tani në Europë dhe në arenën ndërkombëtare. Mitsotakis nuk mund ta shpëtojë reputacionin e tij”, thotë Christopoulos.

Kryeministri është dobësuar edhe brenda vet radhëve të partisë së tij, thotë politologu: “Deri në verë Mitsotakis dhe ekipi i tij përcaktonin agjendën politike.” Por Nea Dimokratia është rezistente dhe mund ta marrë veten prej kësaj krize. Për ta arritur këtë, mund të mendohet edhe që partia të distancohet nga Mitsotakisi./DW

 

Etiketa: Greqipergjimeqeveria danezeZgjedhje

Lajme të lidhura

Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet
Breaking Views

Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet

18:34 - 08/02/26
“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)
Kosovë & Rajon

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)

16:51 - 07/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Para
Parandalohet vrasja në Tiranë, kapet 46-vjeçari

Parandalohet vrasja në Tiranë, kapet 46-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com