GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali në Kadastër, drejtori Martin Kala fshin transkriptin për mijëra euro

14:42 - 15/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 6 min
A A
Skandali në Kadastër, drejtori Martin Kala fshin transkriptin për mijëra euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse Kryeministri Edi Rama është vërtet i pavëmendshëm ndaj zullumeve që ndodhin brenda zyrave të shtetit të tij, ndoshta ky rast do t’i vlejë si “shembull ilustrues”: Martin Kala, aktualisht drejtor i Drejtorisë Vendore Rurale 1 Tiranë (nën Kadastër), është kapur nga një hetim i brendshëm dhe burime të gjurmimit të redaksisë sonë në një akt flagrant tjetërsimi prone, ku është marrë vendimi për të zhdukur nga regjistri transkriptin e një kontrate sipërmarrjeje dhe për ta kalur pronën në favor të një firme ndërtimi të lidhur me oligarkët, kundrejt pagesës së mijëra eurove.

Martin Kala nga “poet” i LSI-së në zyrtarin e korrupsionit territorial

Kala, i njohur për afërsinë e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) dhe për “këngët” e tij ndaj Monika Kryemadhit së bashku me Floida Kërpaçin, është një nga figurat më të debatueshme që burokracia e regjimit të Ramës ka ricikluar. I emëruar në një nga zyrat më të ndjeshme për menaxhimin e pasurisë së paluajtshme në rrethinat e Tiranës – pikërisht aty ku ndërtohen më së shumti komplekset luksoze dhe vilat e investitorëve të lidhur me qeverinë  Kala është shndërruar në një noter privat të oligarkisë.

Një kontratë që “u zhduk”, një firmë që “e fitoi”, dhe një drejtues që “e vulosi”

Sipas informacioneve të konfirmuara nga një burim i brendshëm në Kadastër dhe një dokument që ndodhet aktualisht në duart e BKH-së, Martin Kala ka urdhëruar fshirjen e një kontrate të rregullt sipërmarrjeje, të regjistruar më parë në sistemin e Hipotekës, e cila i jepte të drejtën e ndërtimit një kompanie shqiptare me kapital të pastër. Në vend të saj, pronësia kaloi me procedura të manipuluara në favor të një tjetër kompanie, e cila i është nënshtruar më parë hetimeve për pastrim parash.

Ky operacion është realizuar kundrejt 30 mijë eurove nën dorë, të ndara mes zyrtarëve të nivelit të lartë në Kadastër dhe sekserëve ligjorë. Mësohet se dokumenti i vjetër është “arkivuar me dorë” dhe ka humbur gjurmët në sistemin digjital.

Prona pranë TEG-ut, “regjistruar me dorë” nga vetë Martin Kala në emër të njerëzve të tij

Skema e Martin Kalës nuk ndalet me ndërhyrje në kontrata. Në mënyrë të heshtur, ai ka regjistruar prona në zonën më të lakmuar të Tiranës – pranë TEG-ut – në emër të kushërinjve dhe njerëzve të besuar, të cilët më pas i kanë kaluar ato për zhvillim tek kompani ndërtimi të lidhura me pushtetin. Në dokumente, vetë Kala ka mbajtur firmën e specialistit dhe miratuesit, një konflikt i rëndë interesi që do të ishte i ndëshkueshëm në çdo shtet normal.

Çifti i korrupsionit: Martin Kala dhe Agron Çerri një linjë e bashkuar për tjetërsimin e pronës publike

Skema e Kalës lidhet ngushtë me Agron Çerrin, drejtorin e Hipotekës për Kamëz-Vorë. Çerri, një figurë e dyshimtë në jetën politike të Dibrës, me lidhje direkte me ministrin aktual të Drejtësisë, është përshkruar në një raport të BKH si “një strukturë e gjallë korrupsioni”.

Të dy, Kala dhe Çerri, konsiderohen komponentët kryesorë të zinxhirit që ndihmon në pastrimin e pronave dhe kalimin e tyre nga periferitë e Tiranës në bregdet, në emër të personave të lidhur me organizatat kriminale që më pas ndërtojnë kulla dhe resorte si pastrim kapitali.

Në Drejtorinë  Qendrore të emëruar familjarë të të kërkuarve nga SPAK

Dhe për ta plotësuar panoramën, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, në pozicione vendimmarrëse, janë emëruar familjarë të krerëve të organizatave kriminale, të shpallur në kërkim dhe disa të arrestuar nga SPAK. Të dhënat tregojnë për një rrjet të organizuar, ku politika, krimi dhe administrata bashkëpunojnë për tjetërsimin sistematik të pasurisë publike në funksion të pastrimit të parave të pista.

 A do veprojë SPAK?

Materialet e këtij investigimi janë pjesërisht të deponuara pranë institucioneve të drejtësisë. Publik.al ka në dispozicion komunikime, regjistrime dhe dokumente që faktojnë skemën. Pyetja e vetme që mbetet është:

A do guxojë SPAK të prekë strukturën që i ka mbushur bregdetin dhe Tiranën me pasuri të krimit të organizuar, të legjitimuar nga firma e Martin Kalës?

/Publik.al/

Etiketa: kadasterKryesore1Martin Kala

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
21 vatra zjarri në 24 orë/ 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

Zjarret vijojnë - 19 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com