GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali në QSUNT/ Pacientët me kancer nuk mjekoheshin, por detyroheshin të shkonin të privati – 7 masa sigurie

10:10 - 25/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali në QSUNT/ Pacientët me kancer nuk mjekoheshin, por detyroheshin të shkonin të privati – 7 masa sigurie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar një skemë korruptive në repartin Onkologjik (të luftës kundër kancerit) në QSUNT, ku pacientëve nuk u jepej shërbim dhe shtyheshin nga personeli i “Nënë Terezës” të mjekoheshin në spitale private.

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e rrethit ka caktuar 7 masa sigurimi personal, arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje, kryesisht për mjekë dhe specialistë të spitalit Onkologjik në QSUT. Hetimet kanë zbuluar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Masat dhe akuzat

Arrest në shtëpi është caktuar për:

  • Edmond Gashi, 44 vjeç, (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) – akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Florian Marku, 42 vjeç, i akuzuar  për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.
  • Detyrim paraqitje është caktuar për:
  • Emiljano Lela, 36 vjeç, (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Alketa Ymeri(Pere) 53 vjeçe, (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
  • Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, (ish-Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin Onkologjik) e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
  • Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
  • Drilona Kishta, ish specialist pranë QSUNT, për të cilën, ndryshe nga personat e sipërpërmendur, nuk është ekzekutuar ende vendimi i gjykatës pasi rezulton jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar nga autoritetet që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë. Rezulton se në këtë klinikë është bashkëpronar Edmond Gashi, i cili ushtron detyrën edhe si mjek në repartin Onkologjik.

“Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin”, thotë policia në një njoftim zyrtar.

“Gjithashtu, në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar”, shtuan të njëjtat burime.

Burime pranë prokurorisë thanë se në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, si dhe një shumë parash prej 10 mijë eurosh në subjektin farmaceutik “Flori Farma” me administrator  Florian Markun.

Hetimet

Detaje rreth rastit dha edhe prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar.

“Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë. Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private”, njoftoi prokuroria.

Po kështu, sipas Prokurorisë, u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

“Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA”, thotë akuza.

“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje”, shtuan të njëjtat burime.

Lexo edhe:

“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut

“Rrezatimi 20 herë më i lartë”, si zv/drejtoresha e QSUNT-së ‘mbyti’ skandalin e aparaturës së kobaltit – Dosja

Dosja e “Onkologjikut”/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

“5 operacione kap dhe pastaj në Maldive”, zbardhet biseda e mjekëve të Onkologjikut

Etiketa: Gjykata e TiranesKryesore1Prokuroria e TiranesQSUT

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari (Emri)

Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com