GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Skandali në Serbi, zyrtarët përgjuan dhjetëra gazetarë dhe aktivistë

09:38 - 16/12/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali në Serbi, zyrtarët përgjuan dhjetëra gazetarë dhe aktivistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amnesty International  në një raport të publikuar sot, zbulon një skandal në Serbi me pajisjet përgjuese dhe të vëzhgimit që Beogradi bleu nga Izraeli.

Sipas raportit, zyrtarët serbë kanë instaluar “spyware” në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, teksa citohen prova nga të dhëna dixhitale dhe dëshmi nga aktivistët që thanë se bisedat e tyre telefonike ishin përgjuar muajt e fundit.

Në dy raste, softueri i ofruar nga firma izraelite e mbikëqyrjes Cellebrite DI Ltd u përdor për të zhbllokuar telefonat përpara se të infektoheshin, thuhet në raport.

“Spyware serb, i quajtur “NoviSpy” nga Amnesty International, ka marrë imazhe nga ekranet e pajisjeve celulare, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria”, thuhet në raport.

Më tej bëhet me dije se në disa raste, aktivistët dhe një gazetar raportuan shenja të aktivitetit të dyshimtë në telefonat e tyre celularë menjëherë pas intervistave me policinë dhe autoritetet serbe të sigurisë.

Ministria e Brendshme dhe e Jashtme e Serbisë, por edhe agjencia e inteligjencës BIA nuk iu përgjigjën një kërkese për koment, ndërkohë shefi i marketingut të Cellebrite, David Gee, tha se po hetonte pretendimet e Amnesty.

“Nëse këto pretendime janë të sakta, mund të jetë një shkelje e marrëveshjes që ne bëjmë me klientët tanë të përdoruesve fundorë”, tha Gee për “Reuters”. Nëse është kështu, tha Gee, Cellebrite mund të pezullojë përdorimin e teknologjisë së saj nga autoritetet serbe.

Vendosja e softuerit gjurmues në pajisje “nuk është aspak ajo që ne bëjmë”, tha Gee. Ai shtoi se Cellebrite kishte filluar kontaktet me zyrtarët serbë për rastin, por nuk pranoi të jepte hollësi.

Etiketa: pergjimSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
UNESCO rekomandon përfshirjen e Ohrit në Listën e Pasurive në Rrezik

UNESCO rekomandon përfshirjen e Ohrit në Listën e Pasurive në Rrezik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com