GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali, pacientit me dializë i heqin autoambulancën

22:34 - 16/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali, pacientit me dializë i heqin autoambulancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrative Kurjan, Bashkia Roskovec ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi prej 1 muaji, 3 herë në javë i duhet të endet rrugëve për të siguruar transportin e vajtjes në spital.

Ylli tregon se trajtohet me dializë prej 4 vitesh. Në vitin 2022 i ndërprenë subvencionin duke i vënë në dispozicion ambulancën që e dërgonte në shtëpi. Me datë 5 Maj 2023 i hoqën ambulancën dhe i dhanë vetëm 20 mijë lekë të vjetra, shumë e cila llogaritet në bazë të tarifës që kanë biletat e transportit publik urban.

Ylli thotë se përveç se shuma është e pamjaftueshme, edhe po të mjaftonte ajo zonë ka shumë vështirësi për transport. I duhet të ecë me kilometra në këmbë për të gjetur makina të rastit. Në të kundërt i duhet të rezervojë taksi private për të vajtur në dializë dhe për t’u kthyer gjithashtu. Gazetarët e Fiks Fare ndoqën qytetarin Rërëza në një prej ditëve kur kishte seancën e dializës.

Yllit i duhet të ecë me kilometra në këmbë për të arritur në stacionet që i duhet. Shpenzimi ditor shkon 600 lekë. Në muaj 7200 lekë, ndërkohë që ai rimbursohet vetëm 2000 lekë në muaj. Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me denoncuesin u interesuan pranë Drejtorisë Rajonale të Spitalit Fier ku nëndrejtori i financës tha se ky rimbursim bëhet në basë të kilometrave në largësi që janë personat, ndërsa për heqjen e autoambulancës në pjesën e transportit për t’ia bërë më të thjeshtë qytetarit lëvizjen, nën drejtori u pohoi gazetarëve se duhet t’i drejtohen me një kërkesë Spitalit Fier.

Ky i fundit në përgjigjen e tij tha se fluksi është i madhe dhe se pacienti nuk është në gjendje kritike. Autoambulanca transporton pacientët që janë në gjendje kritike. Kurse rimbursimi i biletës bëhet në bazë të Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë nr. 469/ dt. ku thuhet se Drejtoria e Spitalit rimburson koston e transportit nga banesa në qendrën e dializës dhe anasjelltas, në masën e tarifave të përcaktuara për funksionimin e shërbimit urban publik. /TCH/

Etiketa: Rereza

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
E pabesueshme/ Ancelotti te Brazili në 2024? Carletto duket se e ka ndarë mendjen

E pabesueshme/ Ancelotti te Brazili në 2024? Carletto duket se e ka ndarë mendjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com