GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Pas Kavajës dhe Peshkopisë, zhduken dhe në Laç pensionet

23:28 - 07/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Pas Kavajës dhe Peshkopisë, zhduken dhe në Laç pensionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tre qytet rresht pensionistëve u është vjedhur pensioni. Pas rastit të Kavajës dhe Peshkopisë, pensionistëve iu është vjedhur pensioni edhe në qytetin e Laçit.

Fiks Fare publikoi mbrëmjen e së martës skandalin e tretë me pensionet e qytetarëve në Shqipëri. Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transmetoi problemin e pensioneve në qytetin e Kavajës, ku dhjetëra pensionistë ankohen që s’kanë marrë pensionet e dy muajve, dhjetor 2021 dhe janar 2022. Një pensionist tha se ai dhe bashkëshortja nuk i kanë marrë këto pensione, pasi i ka përvetësuar një ish-punonjëse, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa nga pensionistë në Peshkopi, ku një punonjës i mori pensionet për të blerë shtëpi në Tiranë. Gazmir Hysi shpërndante pensione në zonën e Kastriotit, por pasi mori një shumë prej rreth 7 milionë lekësh, ai vonoi shpërndarjen e tyre. Madje, sipas drejtorit Ilir Vranici, punonjësi Hysi kishte probleme financiare, pasi kishte blerë një apartament në Tiranë. “Ka përdorur një pjesë të këtyre parave” pranoi z.Vranici, por në përballjen me gazetarët ai i mohoi!

Por, nuk mbarojnë me kaq këto skandale! Në redaksinë e Fiks Fare u ankuan edhe pensionistë nga Laçi, të cilëve iu është vjedhur pensioni i muajit gusht 2021. Një punonjëse, Lindita Bushi, pasi ka marrë një shumë të caktuar, është larguar nga Shqipëria. Dy pensionistë treguan për Fiks Fare se s’kanë marrë pensionin e muajit gusht 2021, pasi punonjësja nuk ua ka dhënë.

Ajo i ka marrë dhe më pas është larguar. Pohojnë se, megjithëse kanë muaj me radhë që vijnë për të pyetur, askush nuk i ka dhënë zgjidhje. Sipas tyre, kanë filluar hetimet policia dhe prokuroria por ata duan vetëm lekët. Pohojnë se kanë marrë borxhe dhe s’i kanë larë. Një pensionist, bashkë me gruan, kishin për të marrë 300 mijë lekë të vjetra. Tjetra, 163 mijë lekë. “Mezi paguajmë faturat, tani edhe t’na i vjedhin?!” thotë ajo.

Pas këtyre ankesave, qytetarët shkojnë për të takuar drejtorin e Postës në Laç. Drejtori u thotë se janë dhjetëra pensionistë në Laç që s’kanë marrë pensionet, pasi ua kanë vjedhur. Më pas u pohon se i ka çuar në prokurori dhe polici rastet, por deri tani s’ka asnjë zgjidhje. Sipas tij, janë rreth 26 milionë lekë të vjetra që punonjësja ka marrë.

Gazetarët e Fiks Fare interesohen te i njëjti drejtor për rastet, ndërsa ai thotë se e ka referuar në prokurori dhe polici. Gazetarët e pyesin kur duhet të shpërndaheshin pensionet, ndërsa thotë se në mes të gushtit 2021. Por, qytetarët kanë shkuar te drejtori dhe i kanë thënë për problemin, por drejtori i ka mbajtur ankesat 2 javë.

Ai thotë se i është drejtuar policisë në datën 3 shtator 2021, ndërsa pyetjes se përse nuk i lajmëroi më herët thotë se i ka lajmëruar kur ka marrë të gjitha ankesat. Por, këto ankesa duhet të verifikohen.

Gazetarët e pyesin se kur do t’i marrin pensionet këta qytetarë, ndërsa përgjigjet se ka lajmëruar Postën Qendrore dhe Filialin në Lezhë, nga ku varet, dhe deri tani s’ka asnjë lëvrim fondi.

 

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Nuk do mungojnë reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për sot

Nuk do mungojnë reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com