GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali, PD: Rama po privatizon toka për “shokët e partisë”, ja shpronësimet me çmime qesharake

15:22 - 10/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali, PD: Rama po privatizon toka për “shokët e partisë”, ja shpronësimet me çmime qesharake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, përmes sekretares për Transparencën, Luftën kundër korrupsionit dhe kthimit të Pronave, Ledina Mandia, u shpreh se Rama po privatizon toka në shërbim të investitorëve strategjikë që janë “shokë të partisë”.

Ajo u shpreh se PD dënon në vijimësi dhe me forcë trajtimin e pronës publike si çiflig personal të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Sipas Partisë Demokratike, Rama ka privatizuar me çmime qesharake toka publike ku po ndërtohen resorte turistike.

Deklarata e plotë:

Biznesmeni Lorenc Gjikuria, një klient i preferuar i qeverisë, ka përfituar përmes statusit ‘investitor strategjik” 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2.

Nuk është hera e parë që Edi Rama jep me 1 euro, apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu, tokën publike.

Pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë, vetëm sipas tekave dhe përfitimeve personale.

Në korrik të po këtij viti, qeveria i shiti një sipërfaqje toke-truall, prej gati 9 mijë metrash katrorë, kompanisë ‘Green Coast’, me një çmim shitjeje disa herë më të ulët se tregu, me 18.2 euro për metër katror.

Në nëntor të 2021, Edi Rama i shiti shoqërisë “Building Construction” 2137 metra katrorë tokë pranë ish-Gardës së Republikës në Tiranë, me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST”.

Partia Demokratike dënon në vijimësi dhe me forcë trajtimin e pronës publike si çiflig personal të Edi Ramës dhe shpurës së tij.

Të ashtuquajturit investitorë strategjikë, siç e kemi dësmuar me fakte në këtë foltore, nuk janë gjë tjetër veçse ‘shokë të partisë dhe familjes’, grabitës të tokave publike, gaztorë të oborrit, apo oligarkë të Rama-Veliajt.

Rama iu ka shitur, me çmime të ulta pronë publike, apo dhënë me qira 1 Euro tokë -truall shtetërore, apo edhe privatizuar me çmime qesharake për ndërtimin e rezorteve turistikë, klientelës së tij.

Në anën tjetër ka ndjekur politikën e refuzimit të kthimit të tokës te pronarët e ligjshëm në këto zona.

Kur pronarët e ligjshëm kanë refuzuar t’u shesin tokën këtyre me demek investitorëve strategjikë, në fakt klientë të qeverisë, ai i ka shpronësuar me çmime qesharake.

Partia Demokratike, me të ardhur në pushtet, do t’i rishikojë këto kontrata abuzive dhe do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që pronën publike e trajtojnë si ‘tokë të babës’.

 

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Hakerimi i sistemit TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Hakerimi i sistemit TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com