GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali, përgjigjet e Kadastrës më keq se diktimet e klasës së parë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali, përgjigjet e Kadastrës më keq se diktimet e klasës së parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkresa qe lexoni me poshte është përgjigjja që kadastra ka kthyer pas një aplikimi për regjistrimin e një prone.

Përmbajtja e saj është vetëm katër fjali, të cilat jo vetëm janë formuluar krejtësisht gabim, por mbi të gjitha nuk kanë asnjë kuptim.

Zyrtarët e kadastrës kërkojnë që aplikimi të plotësohet me dokumente shtesë, por se cilat janë ato nuk thuhet, ndërsa qytetarit i mbetet vetëm të hamendësojë ose të bëjë riaplikimin, duke paguar për së dyti.

Kjo praktikë po ndiqet nga Riza Xhemollari, i cili përfaqëson  një zyrë projektimi, për llogari të klientit të tij

Jemi një studio projektimi. Dy klientë tanë kanë ardhur tek ne për një shërbim, por pikë së pari kërkohet që të identifikohen disa prona të cilat duhet ti regjistrojnë në emrin e tyre. Në këto kushte inxhinierja jonë i ka drejtuar në zyrë noteriale, sepse ata nuk e njohin sistemin. Pas aplikimit, klienti ka marrë përgjigjen. Mënyra sesi është shprehur Kadastra nuk kuptohet as nga noterët as nga studio jonë. Ne nuk dimë çfarë dokumentesh duhet të plotësojmë, -sqaron Xhemollari për Vizon Plus.

Kjo është një nga format se si institucioni i kadastrës kthen përgjigje, të cilat nuk i japin zgjidhje aplikimit, përkundrazi zvarrisin më tej procedurën. Nëse do të kishte një sportel fizik, aplikanti do të informohej lidhur dokumentet shtesë dhe do të kursente kohë dhe para.

Pas verifikimeve në sistemin për këto prona dalin të paregjistruara, por që ju të pajiseni duhet të plotësoni të tjera dokumentacione të domosdoshme dhe këtu mbaron përgjigja e Kadastrës. Ne nuk e kuptojmë. Klienti thotë ose më kthe leket ose më bëj punën. Në bashkëpunim me zyrën noteriale që ka bërë aplikimin nuk i kemi dhënë dot zgjidhje.

Por cili është efekti, që sjell paqartësia e shkresave nga zyra e kadastrës?

Ne humbasim imazhin me klientët. Nuk është puna për ato lekë që shpenzojmë, por më shumë është tek imazhi. Duket sikur ne jemi barrë për klientin dhe nuk japim dot zgjidhje.

Paqartësitë në komunikimin me zyrat e kadastrës janë shtuar edhe më shumë pas kalimit në sistemin online të të gjitha procedurave. Por rasti në fjalë tregon se nuk është vetëm sistemi problem, por janë dhe punonjësit që hartojnë shkresa jo profesionale, duke u kthyer në një barrë për qytetarët.

Etiketa: KadastraKryesore1Skandal

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
Charles e Camilla vizitojnë Francën më 20 shtator

Charles e Camilla vizitojnë Francën më 20 shtator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com