GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SKANDALI/ Presidenti Macron loboi në mënyrë të fshehtë për Uber në Francë

09:19 - 11/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, Exit Pollet nxjerrin fitues Makronin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

Informacioni iu dha The Guardian dhe u nda me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Informacionet  zbulojnë, për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi “politikanë miqësorë” për të ndihmuar në fushatën për të prishur industrinë e taksive në Evropë, raporton BBC.

Ndërsa taksistët francezë kanë organizuar protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it, Macron – tani president, negocionte me shefin e diskutueshëm të Uber, Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Metodat “tipike” të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme sesa larg ka shkuar kompania për të arritur qëllimet e saj.

Ato tregojnë se si ish-komisionerja dixhitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtaret më të larta të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uber para përfundimit të mandatit të saj, dhe më pas loboi fshehurazi për firmën, në shkelje të mundshme të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë kohë, Uber nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ishte një nga më të diskutueshmet, e ndjekur nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Përfundimisht aksionarët u lodhën, dhe Travis Kalanick u detyrua të largohej në 2017. Uber thotë se zëvendësuesi i tij, Dara Khosrowshahi, kishte “detyrë të transformonte çdo aspekt të mënyrës se si funksionon Uber” dhe “ka instaluar kontrollet rigoroze dhe pajtueshmërinë e nevojshme për të funksionuar si një kompani publike”.

Etiketa: FranceMacron

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
“Më zgjove”, qytetari godet me grushta punëtorin e pastrimit të plehrave

“Më zgjove”, qytetari godet me grushta punëtorin e pastrimit të plehrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com