GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Qendra shëndetësore në Librazhd kthehet në farmaci, infermieri shet ilaçet që jepen falas

21:54 - 17/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Qendra shëndetësore në Librazhd kthehet në farmaci, infermieri shet ilaçet që jepen falas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd, një prej infermierëve shet ilaçe brenda qendrës shëndetësore. Në një dhomë të përshtatur si farmaci mbahen të reklamuar për t’u shitur edhe ilaçe të cilat janë të qendrës shëndetësorë dhe duhet të jepen në rast urgjence falas. Bashkëpunëtorët e Fiksit me një recetë të lëshuar nga mjekja e qendrës , shkojnë në dhomën farmaci dhe blejnë një prej ilaçeve të përshkruar në recetë. Meqë infermieri që ka edhe ilaçet për shitje ishte me leje , ilaçin e shet një tjetër infermiere e qendrës.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit shkojnë në këtë qendër shëndetësore për të marrë një përgjigje, por mjekja dhe infermierja gjenden në kafe, ndërkohë qendra ishte e mbyllur. Pas pritjes disa minutëshe mjekja vjen dhe sqaron se ilaçet nuk i shesin, shpesh i falin, në fund vetëmbrohet duke thënë që infermieri që e ka është me leje, dhe se ajo nuk mund të përgjigjet për situatën.

Gazetarët hynë edhe në ambjentin ku shiteshin ilaçet. Prezencën e atyre që i përkisnin qendrës shëndetësorë në vitrinë për t’u shitur, mjekja e justifikoi me faktin se ajo i kishte harruar aty kur i kishte ardhur një pacient. ” Janë disa ilaçe të qendrës, por i kemi harruar aty” tregon mjekja. Si të mos mjaftonin këto, për videon e trasmetuar në Fiks Fare ku kjo qendër shfaqej bosh, pa mjekë dhe infermier këta të fundit fajësonin një koleg të tyre, infermier në një fshat në varësi të kësaj qendre.

Mjekja para kameras thotë se tashmë me infermierin e ka personale. Për të gjithë këtë situatë , presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma , thotë se jemi në kufinjtë e një skandali. “Ilaçet kanë destinacion vetëm farmacitë e licencuara, dhe ato mund t’i tregtojë vetëm një farmacistë, të tjerat janë të gjitha forma të paligjshme” thotë Toma.

Marrë nga TOPCHANNEL

Etiketa: LibrazhdStravaj

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Vendimtar për Realin, Karim Benzema fiton Topin e Artë 2022

Vendimtar për Realin, Karim Benzema fiton Topin e Artë 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com