GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

SKANDALI/ Qeveria rrit çmimet për qytetarët, por u heq taksat oligarkëve të ndërtimit

13:31 - 17/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
SKANDALI/ Qeveria rrit çmimet për qytetarët, por u heq taksat oligarkëve të ndërtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qeveria shprehet se është e pafuqishme për të mbajtur të ulëta çmimet e karburanteve, të energjisë elektrike, por edhe të produkteve ushqimore, pasi nuk pranon të heqë taksat për të lehtësuar qytetarët, ky mision nuk është i pamundur, kur vjen puna te oligarkët e ndërtimit. Kjo vërtetohet lehtësisht se kur vjen puna për të lehtësuar taksat për ndërtimin, qeveria nuk e ka problem, edhe pse kullat në vend, sidomos në Tiranë, po shtohen dita ditës.

Ndërsa kullat në vend shtohen, qeveria iu ka hapur rrugë oligarkëve të ndërtimit, duke i shpëtuar nga taksat që kanë për detyrim të paguajnë. Pas kaq shumë ankesave nga firmat ndërtuese, qeveria ka pranuar të ndryshojë ligjin për strehimin social. Më saktë, Edi Rama dhe “ushtarët” e tij i janë bindur oligarkëve, që përdorin sektorin e ndërtimit për “lavatriçe parash”, duke bërë disa lehtësime për 3% -shin e ndërtimit që ata duhet të japin për strehim social.

Kujtojmë se, shoqatat e ndërtuesve vazhdimisht kanë bërë ankesa që ky ligj të ndryshohet, pasi sipas tyre dhënia e 3% sipërfaqes në çdo godinë që ata ndërtonin, iu cenonte fitimet. Oligarkët ishin të pangopur edhe pse marrin leje ndërtimi dhe truall dhuratë nga qeveria. Kështu, kjo e fundit ka vendosur që tashmë nuk do të kemi më 3% të sipërfaqes funksionale të ndërtimit mbi 2 mijë metra2, por 3% të sipërfaqes shtesë të ndërtimit mbi 2 mijë metra katrorë.

“Çdo subjekt privat që, pas datës 30 Nëntor 2018, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për objekte me sipërfaqe ndërtimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit shtesë mbi 2. 000 metra katror, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale”, thuhet në nenin 19 të  projektligjit të ri, i nxjerrë për konsultim publik.

Ndërsa vlen të përmendet se ligji aktual thotë saktësisht se “Çdo subjekt privat aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale në favor të fondit publik të banesave sociale”.

Nga ndryshimet e bëra në këtë nen, duket qartë që qeveria po kërkon t’i favorizojë ndërtuesit, pasi përjashtohen ata që kanë ndërtuar me sipër faqe mbi 150 metër katror, kur ligji aktual i detyron që të japin 3% për ndërtesat sociale. Në këtë formë, kompanitë e ndërtimit më të lehtë të marrin leje për të  ngritur kulla vend e pa vend, por edhe për të fshehur të ardhurat e tyre, çka rrjedhimisht iu jep hapësirën që të paguajnë më pak taksa.

Si po manipulohen shkeljet

Ndryshimet në këtë projektligj, përveç se i hapin rrugë abuzimit të ndërtuesve, nga ana tjetër tentojnë të fshehin shkeljet që janë bërë deri më sot nga vendorët mbi këtë çështje. Sikur thamë më lartë, formulimi i kësaj skeme është bërë nga Rama dhe “ushtarët” e tij dhe faktuesi më i mirë është Erion Veliaj. Ky i fundit, edhe me ligjin aktual ka tentuar të përfitojë financiarisht vetë dhe të përjashtojë nga detyrimet ndërtuesit.

Kujtojmë se 4 muaj më parë, Gijotina.com ka publikuar një rast kallëzimi ku tregohej se, si Veliaj iu jepte lejet e ndërtimit  kompanive edhe pse ato nuk kishin paguar 3%-shin e fondit të strehimit. Konkretisht, në kallëzim thuhej se kryebashkiaku i Tiranës ka shkelur ligjin nr.107/2014, i cili thotë që, nëse një kompani kërkon të pajiset me dokumentin e zbardhur të lejes së ndërtimit duhet që më parë të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukturë, duke iu vendosur një afat 15 ditë nga miratimi i kërkesës së tij. Kjo do te thotë se dorëzimi i dokumentit të lejes nuk mund të kryhet pa plotësimin e kushtit te pagimit të 3%-shit.  Pra Bashkia Tiranë, edhe në këto vite nuk e ka zbatuar për të gjithë ligjin e dhënies së një pjesë të sipërfaqes së ndërtimit për strehim social.

Dhe jo vetëm kaq, ai ka tentuar që këtë ligj ta përdorë për përfitime financiare. Pasi,  Bashkia e Tiranës në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 25.10.2019, në pikën 6 dhe 7 të tij ka vendosur konvertimin e sipërfaqes në vlerë monetare.

“Në rast se sipërfaqja takuese në favor të Bashkisë Tiranë sipas parashikimeve të këtij vendimi, ofrohet nga zhvilluesi privat që të paguhet në vlerë leku, konvertimi i sipërfaqes përllogaritet duke shumëzuar sipërfaqen takuese me vlerën e referencës së banesave në zonën për të cilën ka aplikuar për leje ndërtimi, sipas përcaktimit të bërë me udhëzim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vlera e përfituar shkon në buxhetin e Bashkisë Tiranë në programin e strehimit social”, është vendosur nga Këshilli. Bashkia Tiranë nuk ka qenë e vetmja, denoncime të tilla janë bërë edhe për Bashkinë Durrës, si dhe për atë Vlorë. Të gjitha këto fakte të publikuara, tregojnë se ndryshimi i ligjit nuk është bërë vetëm për të lehtësuar oligarkët e ndërtimit, por edhe për të fshehur shkeljet dhe aferat e bëra deri më tani/ Esmeralda Hida/ Gijotina.com.

Etiketa: abuzimBashkia Tiranekryesore2ndertimiqeveriarriten cmimetSkandalstrehimi socialtaksa 3 per qindtaksa e ndertimit

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Shpërdoroi detyrën” / Sa vite burg kërkon SPAK për Thoma Gëllçin

“Shpërdoroi detyrën” / Sa vite burg kërkon SPAK për Thoma Gëllçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com