GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Magjistratura, PD kërkon dorëheqjen e drejtuesit Arben Rakipi

16:39 - 24/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Magjistratura, PD kërkon dorëheqjen e drejtuesit Arben Rakipi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, e konsideron si treguesin më të mirë të kalbësisë të sistemit të drejtësisë atë se çfarë ka ndodhur  me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës.

Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se shkolla e Magjistraturës është infektuar me virusim politik te Partisë Socialiste, po aq rëndë sa edhe çdo institucion tjetër i drejtësisë së rilindur.

Ai krërkoi dorëheqjen e drejtuesit Arben Rakipi.

“Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar. Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste.  Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur. Kjo është drejtësia e re“, tha Kaso.

“Çfarë ne dhe opinioni publik sheh sot nuk është vetëm epilogu i turpshëm i kalbësisë politike që prodhoi reforma në drejtësi, por edhe fundi i dhimbshëm i shpresave të kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët për shkak të investimit të madh financiar dhe emocional, shohin krijesën e përçudnuar, makinerinë e ‘frankeshtajnit politik’ që pasi ka kapur momentalisht drejtësinë, synon ta bëjë atë thellësisht rilindase edhe pef brezat që do të vijnë. E pra, një skandal i tillë është i padëgjuar edhe për vetë standardin shqiptar. Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë”, shtoi.

“Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë.  Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit. Në prani të fenomeneve të tillë, kur qeveria kapet ne flagrance dhe manipulim, dhe pasi është provuar katërçipërisht se organet e reja të drejtësisë lëvizin vetëm nëpërmjet telekomandës socialiste, ne jo vetëm që nuk do të heshtim por do të vazhdojmë të denoncojmë cdo rast të tillë, pa u tërhequr asnjëherë. Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në favor te një sistemi qe jep drejtësi nepermjet ligjit,  që lufton realisht korrupsionin, që përgjegjësit i vë përpara drejtësisë dhe nuk u jep dekorata, që nuk përdoret për lojëra politike por jep shpresë për një Shqipëri normalr me standarde evropiane”, përfundoi ai.

Etiketa: Arben RakipimagjistraturaPDshkolla e Magjistratures

Lajme të lidhura

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë
Aktualitet

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

18:46 - 09/01/26
Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje
Breaking Views

Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje

18:29 - 09/01/26
Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet
Aktualitet

Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

18:03 - 09/01/26
Para
Emërimi i Ballës, si shenjë e degradimit të Organizatës

Çfarë i shqetëson ambasadorët në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë
Aktualitet

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

18:46 - 09/01/26

Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje

Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje

18:29 - 09/01/26
Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

18:22 - 09/01/26
Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

18:03 - 09/01/26
Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

17:59 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com