GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, Berisha: Fondet e ilaçeve u vodhën nga Manastirliu, e denoncova skandalin në 2020

21:01 - 27/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali te Onkologjiku, Berisha: Fondet e ilaçeve u vodhën nga Manastirliu, e denoncova skandalin në 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Ogerta Manastirliun, ish-ministre e Shëndetësisë, dhe Enkelejd Jotin, ish-Drejtorin e QSUNT, se me tenderat sekretë kanë vjedhur fondet e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik.

Në fjalimin që iu drejton mbështetësve të tij në protestat e përnatshme që zhvillohen në atë që njihet si “Rruga e Shpresës”, Berisha tha se çdo njeri i madh dhe i vogël pavarësisht edhe nga bindjet e tij është i tronditur thellësisht me ato që mediat kanë paraqitur mbi gjendjen katastrofale të vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve, fëmijëve, të rriturve në Spitalin Onkologjik të vendit.

“Unë ju garantoj ju se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni”, tha Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri ka sjellë në vëmendje një mesazh që ka publikuar kohë më parë, ku akuzonte të njëjtët persona se kishin vjedhur fondet e ilaçeve të Onkologjikut. Berisha e ka bërë denoncimin plot 4 vjet më parë, ndërsa i referohej në atë kohë mesazhit të qytetarit digjital, sikundër i quan ai personat që denoncojnë fenomene të ndryshme te kreu demokrat.

“Unë jam këtu sot, do të më lejoni të lexoj para jush sonte një denoncim të qytetarit dixhital të bërë me 8 qershor 2020 dhe të publikuar në të gjitha portalet kryesore të vendit.

Qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik.

Pra, kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur”, tha Berisha.

Denoncimi i publikuar nga Berisha

“Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi! Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Parate e tyre vidhen me tendera sekrete!

Të sëmuret me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozet Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnise apo Korbës së Kovidit, siç është Manastirliu.

Doktor, më thotë qytetari, kam një lajm urgjent. Rezart Veipi, drejtor i IT dhe inxhinierisë klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të inxhinierisë klinike Ardit Çaushi. Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur ato kishin ardhur, por në të vërtetë kontratat ishin sekrete dhe asnjë miligram nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Asnjë ilaç nuk ishte futur në territorin e Shqipërisë.

Ne vazhdimësi nga janari në prill, pagesat i firmosi Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, se kisha bërë një denoncim të mëparshëm, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhune verbale tek vartësit që nuk firmosnin. Shefja e radiologjisë, Drilona Kishta nuk pranoi se ka paraqitur dorëhëqjen pikërisht për këtë arsye.

Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e teknologjisë së informacionit që nuk pranoi të firmosë tenderat sekrete fiktive. Enkelejd Joti, Rezart Veipi e hoqën nga puna. Shikoni mor çfarë barbarësh. E hoqën edhe nga puna edhe zonjën Belina Hoxhën që nuk firmoste, shefe e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë në të tille situatë edhe Majlinda Shehu, drejtoreshe juridike largohet vetë nga ky llum.

Ndrikull Hajnia është informuar disa herë, por ajo ndan paratë me ta.

 

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares
Aktualitet

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Para
Ç’po ndodh? Makinat e policisë rrethojnë “Golfin” e kuq tek rruga e Ambasadës Amerikane

Ç'po ndodh? Makinat e policisë rrethojnë “Golfin” e kuq tek rruga e Ambasadës Amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera
Breaking Views

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

16:27 - 23/02/26

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar...

Lexo më shumë
Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com