GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres Koçiu

19:45 - 08/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Onkologjiku, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres Koçiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Një tjetër protestë është zhvilluar pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik, ku mungojnë sërisht medikamentet, ndërsa pacientët detyrohen të presin në rradhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.

Një nga temat që u përmend gjatë kësaj proteste ishte mungesa e ilaçeve.

Irinodekani një medikament i rëndësishëm që ka lënë pa mjekim personat që vuajnë nga kanceri. Shkojnë në spital dhe kthehen. Do t’ju telefonojmë iu thonë. Presin me muaj.Ku njeh kanceri listë”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë thirrjet e protestuesve ishte që ministrja duhet të japë dorëheqjen.

Përgjegjësia është individuale, por nuk e di në çfarë forme duhet t’ia shpjegosh këtyre që është përgjegjësi individuale e këtij shteti sigurimi i atyre medikamenteve jetëshpëtuese për ata qytetarë që vuajnë. Si mund të jetë ndryshe? Prandaj prokuroria duhet të hetojë dhe kjo ministre duhet të japë dorëheqjen. Dorëheqje për përgjegjësinë”, u shpreh qytetari.

Gazetari Osman Stafa duke marrë fjalën në protestë tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim, është vrasje. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata janë hallka e fundit.

“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari Stafa, i cili prej muajsh denoncon situatën e vështirë në Onkologjik, ku mungojnë medikamentet.

Ndërkohë një tjetër gazetar, Renaldo Salianji tha se nëse milionat e konçensioneve në shëndetësi do të përdoreshin siç duhet, atëherë do të ishin zgjidhur shumë nga problemet që ka sot shëndetësia.

Nëse marrim mungesën e shtretërve, pasi ata që marrin kimio në Onkologjik, rrinë 10 vetë rreth një tavoline, me krahun e shtrirë. Nëse marrim vlerën mesatare të një shtrati 100 euro, ja po ia shtojmë edhe 100 euro për ministren e Shëndetësisë, po i shtojmë edhe 100 euro për tenderin, pra 300 euro një shtrat, do ishin blerë 1,3 mln shtretër.

Mungesa e aparatarurave të radio-terapisë, një aparaturë e fjalës së fundit që shërben për rreze, është 2 mln euro. Ja ti shtojmë edhe 1 mln euro për ministren dhe drejtoreshën e QSUT, pra 3 mln euro një pajisje, do të ishin blerë 133 pajisje të tilla për radio-terapinë.

Pacientët vuajnë për hapësira. Nëse llogarisim sa kushton një spital, atëherë marrim kostotn e spitalit Memorial në Fier, i cili ka kushtuar 60 mln euro. Por ne nuk i duam aq spitale të mëdha, pra le të jenë sa gjysma e tij, me një kosto 30 mln euro. Atëherë me paratë e koncensioneve të shëndetësisë, duke marrë këtë koston 30 mln euro, do të kishim 14 spitale të reja”, tha Salianji.

Kjo është protesta e tretë që po zhvillohet pas skandalit në spitalin e Onkologjikut.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesteskandali i onkologjikut

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh

Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com