GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, SPAK nis hetimet për 3 vepra penale, i kërkon GJKKO-së…

13:06 - 18/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria shpall moskompetencë, dosja e mjekëve të “Onkologjikut” i kalon SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK ka nisur hetimet për skandalin në spitalin Onkologjik.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim për 3 vepra penale, kur përveç shpërdorimit të detyrës dhe kontrabandës  së ilaçeve, ka regjistruar çështjen edhe për korrupsion.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.

SPAK i ka dorëzuar gjykatës kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Bëhet me dije se me urdhër të prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj po hetohen edhe disa farmaci për kontrabandë ilaçesh. Brenda dhjetë ditësh nga sot Gjykata e Posaçme Antikorrupsion duhet të caktojë seancën për të hetuarit.

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në spitalin shtetëror dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Për këtë rast ka një hetim të cunguar nga prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, teksa aktualisht asnjë person nuk ndodhet në burg.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, gjykata caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe masën “detyrim paraqitje” për mjeket Brikena Qirjazi e Alketa Ymeri, si edhe për stafin administrativ Emiljano Lela e Drilona Krishta. Po ashtu me masën “arrest në shtëpi” është edhe farmacisti Florian Marku, ndërsa me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” është shtetasi Halil Gashi.

Të gjithë mjekët e mësipërm dyshohet se kanë konsulmuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, megjithëse të dhënat e siguruara gjatë hetimit tregonin se stafi i Onkologjikut duket të ishte përfshirë në skemë korrupsioni më shumë se një herë.

Etiketa: onkologjiSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Miratohet projekt-deklarata për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

Miratohet projekt-deklarata për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com