GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali tek AKSHI, PD: 104 mln euro pa transparencë! Ja kompanitë që përfituan nga kontratat e klasifikuara

14:59 - 06/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali tek AKSHI, PD: 104 mln euro pa transparencë! Ja kompanitë që përfituan nga kontratat e klasifikuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli thekson se mungesa e fondeve për ndihmën ekonomike, barnat, fermerët apo pensionet lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe klientelizmin e pushtetit.

Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime për AKSHI-n, ku është evidentuar abuzim sistematik me prokurimet dhe përdorim i pajustifikuar i kontratave të klasifikuara. Ajo bëri me dije se shumë prej këtyre kontratave kanë afate mbi 24 dhe 36 muaj dhe kanë nisur pas marrjes së detyrës nga drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Sipas listës së publikuar nga PD, përfituesit kryesorë të këtyre fondeve janë disa kompani private, mes tyre:

ABS shpk (17 milionë euro), FIRST shpk (18.5 milionë euro), Infosoft Systems (12.6 milionë euro), TBS 96 shpk (11.8 milionë euro), AES Communication shpk (6.7 milionë euro), Soft Solution shpk (5 milionë euro), IKUBINFO (3.8 milionë euro), Alisa Albania (2.1 milionë euro), Image Communication Development (2 milionë euro), Intech + (1.6 milionë euro), Fastech shpk (1.2 milionë euro) dhe Trezhnjeva shpk (1.2 milionë euro).

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Nëse sot mungojnë paratë për ndihmën ekonomike, për barnat, për fermerët apo për pensionet, arsyeja është e thjeshtë: paratë e shtetit përfundojnë në duart e pushtetit.

Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime të lidhura drejtpërdrejt me AKSHI-n, ku është evidentuar qartë klientelizmi dhe abuzimi sistematik me prokurimet.

Për publikun dhe në vëmendje të SPAK, sot sjellim numrin e lartë të kontratave të klasifikuara që AKSHI ka lidhur me kohëzgjatje mbi 24 apo 36 muaj. Këto kontrata kanë nisur pas marrjes së detyrës si drejtuese e AKSHI-t nga Mirlinda Karçanaj.

Kontratat e klasifikuara, sipas ligjit, përjashtohen nga prokurimi publik vetëm kur kanë ndikim të veçantë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Ndërsa kontratat e klasifikuara të AKSHI-t kanë si objekt shërbime sigurimi, ruajtjeje dhe, në pjesën dërrmuese të tyre, shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

Sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10 vite, shqiptarët kanë paguar plot 104 milionë euro për kontrata të tilla.

Pa asnjë njoftim publik, pa transparencë, pa publikuar të dhëna apo drafte kontratash dhe përmes kontraktimeve të mbyllura pa garë, rezulton se pagesat më të larta për kontrata të klasifikuara nga AKSHI kanë shkuar për:

ABS shpk, me pronar Gerond Meçe (aktualisht  kaluar në emër të nënës së tij), e cila ka përfituar 17 milionë euro, kryesisht për shpenzime mirëmbajtjeje të pajisjeve të zyrave.

FIRST shpk, me pronarë prestanome dhe shtetasin Gëzim Hoxha, ka përfituar 18.5 milionë euro, nga të cilat 3.5 milionë nga AKSHI dhe 15 milionë euro me një pagesë të vetme nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Infosoft Systems, me pronarë Armand Sharra dhe Bledar Dhima-12.6 milionë euro.

TBS 96 shpk, me pronar Artan Xhori-11.8 milionë euro.

AES Communication shpk, me pronar Jani Angjeli-6.7 milionë euro.

Soft Solution shpk, me pronar Ermal Beqiri-5 milionë euro.

IKUBINFO, me pronarë Romeo Sherko dhe Armand Sharra-3.8 milionë euro.

Alisa Albania, me pronarë vëllezërit Dulaku-2.1 milionë euro.

Image Communication Development, me pronar Igli Gjelishti-2 milionë euro.

Intech +, ish-pronar Ilir Beqaj, aktualisht Sokol Sinani-1.6 milionë euro.

Fastech shpk, me pronar Andis Papa-1.2 milionë euro.

Trezhnjeva shpk, me pronar Adem Trezhnjeva-1.2 milionë euro.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të finalizojë hetimet për AKSHI-n, duke marrë në konsideratë kontratat e kategorizuara si ‘të klasifikuara’, dhe hetimi të shkojë tek Edi Rama, si eprori i AKSHI-t dhe përgjegjësi kryesor për planifikimin dhe organizimin e këtyre skandaleve që kanë sjellë shpërdorimin e miliona eurove të shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe ajo nuk mund të ekzistojë për sa kohë Edi Rama nuk i dorëzohet drejtësisë.

Lajme të lidhura

Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit
Aktualitet

Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit

21:17 - 07/01/26
Shoferi shqiptar aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik, familja hedh në gjyq edhe pasagjerin
Aktualitet

Shoferi shqiptar aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik, familja hedh në gjyq edhe pasagjerin

19:50 - 07/01/26
Trajneri i Trabzonsporit i pakënaqur nga merkato: Duan 10 milionë euro për Ernest Muçin
Sport

Trajneri i Trabzonsporit i pakënaqur nga merkato: Duan 10 milionë euro për Ernest Muçin

19:28 - 07/01/26
Para
Kaos në Kakavijë, mbi 3 orë në doganë për të kaluar kufirin

Kaos në Kakavijë, mbi 3 orë në doganë për të kaluar kufirin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit
Aktualitet

Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit

21:17 - 07/01/26

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar...

Lexo më shumë
Shoferi shqiptar aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik, familja hedh në gjyq edhe pasagjerin

Shoferi shqiptar aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik, familja hedh në gjyq edhe pasagjerin

19:50 - 07/01/26
Trajneri i Trabzonsporit i pakënaqur nga merkato: Duan 10 milionë euro për Ernest Muçin

Trajneri i Trabzonsporit i pakënaqur nga merkato: Duan 10 milionë euro për Ernest Muçin

19:28 - 07/01/26
Wizz Air braktis pasagjerët në aeroportin e Brindisit: Vetëm 220 vetë nisen drejt Rinasit, të tjerët kthehen pas

Wizz Air braktis pasagjerët në aeroportin e Brindisit: Vetëm 220 vetë nisen drejt Rinasit, të tjerët kthehen pas

18:46 - 07/01/26
Hidrovori 20 MLN Euro nuk punon/ Dëme nga uji në Durrës në 1400 shtëpi dhe biznese, banorët: S’kemi asnjë ndihmë!

Hidrovori 20 MLN Euro nuk punon/ Dëme nga uji në Durrës në 1400 shtëpi dhe biznese, banorët: S’kemi asnjë ndihmë!

18:29 - 07/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com