GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali tek Onkologjiku/ Lapaj: Krim kundër njerëzimit, por i kryer nga qeveria

14:54 - 01/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali tek Onkologjiku/ Lapaj: Krim kundër njerëzimit, por i kryer nga qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar sot rreth skandalin në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

“Nuk duhet të merremi me pasojat, por me burimin dhe shkakun e tyre. Nuk është çështja se kape 2-3 mjekë, por është të godasësh vatrën e infeksionit. Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë fshihen pas gishtit dhe po gënjejnë”.

Kështu u shpreh aktivisti Adriatik Lapaj, teksa foli lidhur me skandalin tek spitali Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Sipas Lapajt, në shkresat mes QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë tregohet se ka pasur limit buxhetor për ilaçet e sëmundjeve të rënda.

“Sistemi ynë shëndetësor ndaj nuk ka ilaçe. Vendoset një tarifë për to dhe nuk ka rëndësi nëse me atë shifër ti blen 50% të nevojës apo 70% të nevojës. Kjo nuk është filozofia se si duhet të funksionojë ky sektor. Kjo mund të bëhet te rrugët, jo te ilaçet. Në një shkresë tjetër thuhet se ilaçi i leuçemisë për fëmijët duhet të jetë në 9000 flakonë. Në 2020 ishin 230, për vitin 2021 janë 0 flakonë, për vitin 2022 janë 333 flakonë, ndërsa për vitin 2023 janë 73. A nuk është kjo vrasje me paramendim? Po t’i marrësh të gjitha, vërtetohet se ilaçet nuk janë në sasitë e nevojshme”, tha Lapaj, teksa shtoi se i njëjti problem nuk është vetëm me ilaçet, por edhe me pajisjet.

Më tej, Adriatik Lapaj, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama që sipas këtij të fundit, skandali i zbuluar në Onkologjik është krim kundër njerëzimit. Ai tha se është dakord që është krim kundër njerëzimit, por i kryer nga qeveria. Lapaj e vuri theksin dhe tek heshtja e mjekëve para politikës.

“Jam dakord që është krim kundër njerëzimit, por i kryer nga qeveria e tij. Siç jua faktova me dokumente, filozofia e qeverisë është që ne përcaktojmë një buxhet, pavarësisht sa është nevoja për ilaçe. Ky është krimi i parë kundër njerëzimit. E dyta, është e turpshme që doktorë dhe profesorë të rrinë në rresht për një para politikës, kur politika është në faj. Dhe ky është fati tragjik i vendit tonë, që intelektualët nuk gjejnë guximin për të qenë intelektualë sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës, prandaj rrinë ashtu.” – tha Lapaj.

 

Etiketa: Krimlapajqeveri

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Para
Arrestimi i Berishës/ Reagon deputeti Noka: O sot, o kurrrë…

“Të vjedhësh është krim”, ironizon Noka: Kryehajduti Rama bërtet për zbatimin e ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Lexo më shumë
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com