GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koçiu shmang përgjegjësinë nga vetja: Turpi do bjerë mbi mjekët

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koçiu shmang përgjegjësinë nga vetja: Turpi do bjerë mbi mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu shmangu përgjegjësinë nga vetja për skandalin te Onkologjiku, duke hedhur akuza mbi mjekët nën hetim.

Një hetim i prokurorisë së Tiranës zbuloi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT. Hetimet zbuluan gjithashtu se në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, por nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Shitja me çmime të kripura në disa farmaci të barnave të dedikuara ekskluzivisht për Spitalin Onkologjik dhe që nuk janë në qarkullim të lirë ishte një tjetër abuzim që u shfaq në dosjen hetimore.

Shtatë masa sigurie u dhanë nga gjykata e Tiranës lidhur me dosjen penale, ndërsa skandali shkaktoi reagim publik. Një protestë u zhvillua pasditen e djeshme me tubuesit që kërkuan dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu. Të njëjtën kërkesë artikuluan edhe deputetët e opozitës në Kuvend këtë të enjte, teksa kishin thirrur në një interpelancë për çështjen ministren e Shëndetësisë.

Kjo e fundit, ashtu si në reagimet paraardhëse, e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe fajësoi për skandalin personelin mjekësor nën akuzë.

“Abuzimi i rëndë me detyrën i një grupi mjekësh, farmacistësh e stafi shëndetësor që kanë luajtur me jetën e të sëmurëve duke kapërcyer çdo lloj norme profesionalizmi e ndjesie njerëzore është një akt dhe një sjellje që ka vetëm një përgjigje, ndëshkimin ligjor, ndëshkimin administrativ, por edhe moral. Çdo njëri nga ata burra dhe gra për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetim administrativ, krahas hetimit që ka filluar prokuroria, do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit”, tha Koçiu.

Ajo paralajmëroi amendim në ligjin e Urdhrit të Mjekut dhe të Infermierit, me qëllim që, siç tha: “të gjithë profesionistëve të shëndetësisë të cilëve do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cënojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë”.

Më tej, u shpreh se skandali po përdoret politikisht: “Nuk mund të përbaltet çdo kush që e bën punën me devotshmëri, me profesionalizëm të lartë dhe jo pak janë shembujt e dëshmisë së profesionalizmit të ekipeve mjekësore. Ne vlerësojmë ndershmërinë dhe profesionalizmin, abuzuesit jo profesionistë do të marrin  në çdo kohë ndëshkimin e merituar”.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se Koçiu, bashkë me ministrat Manja e Manastirliu duket të shkarkohen pasi ishin në dijeni për skandalin.

Më herët, raportimet mediat, por edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit publikuar gati një vit më parë, kanë zbuluar problematikat e theksuara te spitali Onkologjik, që trajton të sëmurët me kancer. Raporti i KLSH-së për Onkologjikun përshkruante një situatë alarmante ku vihej në lojë jeta e pacientëve. Megjithatë, pavarësisht konstatimeve, problematika vijoi.

Kritika ka pasur edhe për prokurorin e çështjes Bledar Valikaj për mos ngritjen e stekës së hetimit te drejtuesit e spitalit “Nënë Tereza” dhe më tej në Ministrinë e Shëndetësisë.

Etiketa: albana kociuKryesore1Onkologjikuspitali onkologjik

Lajme të lidhura

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
Para
VIDEO – Shmang gazetarët, mjeku Edmond Gashi ia fut vrapit pas seancës gjyqësore

VIDEO - Shmang gazetarët, mjeku Edmond Gashi ia fut vrapit pas seancës gjyqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pasurise, trefish më shumë sesa...

Lexo më shumë
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet