GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandaloze, armata e pushtetit merr peng shoqatat e futbollit

12:28 - 28/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandaloze, armata e pushtetit merr peng shoqatat e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse një natë më parë, Kryeministri Rama deklaroi se “zgjedhjet në FSHF nuk është temë e qeverisë”, e kundërta ka ndodhur në terren, ku makineria e pushtetit është lëshuar frikshëm, duke marrë peng çdo shoqatë, ku ende nuk janë përzgjedhur delegatët që do të votojnë në mars për kreun e FSHF. Të dërguarit e posaçëm të Ramës ka zbritur në Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër me të gjithë artilerinë e rëndë në ndihmë të Erion Veliajt për të marrë ishullin e papushtuar prej socialistëve.
Burime të sigurta të Gijotina.com bëjnë me dije se armata është lëshuar në Shkodër, me në krye Tom Doshin, në Korçë me Niko Peleshin dhe në Gjirokastër me Mirela Kumbaron, duke injoruar çdo paralajmërim të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët kanë kërkuar në mënyrë të prerë distancimin e politikës nga ky proces. Por, ajo që vihet re në terren, është krejt e kundërta. Sipas të dhënave, në qarkun e Korçë, nën orkestrimin e Niko Peleshit, Sotiraq Filo, bashkë me kryetarët e Bashkive Maliq dhe Pogradec, kanë organizuar takimin me anëtarët e Shoqatës Rajonale Korçë për t’i pyetur për votën. Burime shprehen se anëtarëve të Shoqatave të Futbollit në Korçë po u bëhet sulm i vazhdueshëm që të braktisnin procesin e votimit. Kjo në fakt shpjegon më së miri edhe ankesën e madhe të Veliajt dhe Prodanit, nga votime në Tiranë. Këta të fundit kërkonin me ngulm listën e votuesve, që “të punonin pak me ta”, në stilin e Korçës.
Madje, delegatin e KF Pogradeci mësohet se e ka marrë “peng” për disa orë kryetari i kësaj bashkie, i cili e ka ftuar në mëngjes në makinën e tij për një bisedë gjatë rrugës dhe më pas nuk e ka lënë të zbresë nga makina. E njëjta situatë e turpshme po ndodh dhe në Shkodër, ku persona të inkriminuar dhe me pushtet politik, të drejtuar nga Tom Doshi, po ushtrojnë presion ndaj anëtarëve të shoqatës. Presioni është i njëjtë për të gjithë. Mos shkoni në mbledhje për zgjedhjen e delegatëve, duke kaluar cakun e një fushate normale për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Megjithatë, mbetet për t’u parë sesi do justifikohet Edi Rama para përfaqësuesit të UEFA-s ditën e hënë për këto veprime absurde të të besuarve të tij pas justifikimit që pati për Erion Veliajn, i cili prej 10 ditësh nuk po sulmon dhe kafshon vetëm FSHF-në, por edhe gjitha mediat, të cilat po nxjerrin në dritë shantazhin që po ushtrohet hapur ndaj shoqatave të futbollit. Gijotina.com

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Para
“Fati i lojërave”, aksion i madh nga policia, arrestohen 17 persona nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora

“Fati i lojërave”, aksion i madh nga policia, arrestohen 17 persona nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com