GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skema e abuzimit, si përfitoi inceneratori i Tiranës 40.7 mln euro nga buxheti i shtetit në vetëm 6 muaj

07:54 - 06/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skema e abuzimit, si përfitoi inceneratori i Tiranës 40.7 mln euro nga buxheti i shtetit në vetëm 6 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skema e abuzimit me kontratat koncensionare PPP të tre inceneratorëve (Elbasanit, Fierit dhe Tiranës) do të mbahet mend si një precedent i pazakontë i shpërdorimit të fondeve publike, nëpërmjet thyerjes te të gjitha ligjeve, parimeve dhe rregullave me përfshirje të gjerë të zyrtare të lartë publik te të gjitha niveleve.

Inceneratorët janë një tregues i qartë se si qeveria administron shpenzimet publike që kryhen me taksat tona.

Personat, që zotërojnë kontratat janë shpallur në kërkim nga organet hetimore dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë.

Ministria e Financave ka plot fakte për të bllokuar pagesat, qoftë edhe për mosrespektim afatesh, por pavarësisht abuzimeve galoponte po vazhdon të paguajë miliona euro ndaj abuzuesve, edhe pse ekonomia po kalon një situatë jo të zakonte nga çmimet e larta dhe më shumë se 1 e katërta e popullsisë jeton në varfri .

Sipas të dhënave nga thesari vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania. Integrated Energy BV SPV ka të njëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK.

Siç shikohet nga të dhënat e Ministrisë së Financave pagesat 3,3 milionë euro janë kryer nga Bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit dhe Kavajës.

Nga ana tjetër kompania që po paguhet sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces, i cili nuk është kryer deri me sot./Monitor/

 

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Bum sulmesh kibernetike në Shqipëri, hakerat shënjestrojnë bankat, “gjurmohen” 7 incidente

Bum sulmesh kibernetike në Shqipëri, hakerat shënjestrojnë bankat, "gjurmohen" 7 incidente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com