GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skema e Florian Gjergjit, “Ermal Dredha”, gjobë 35 mijë euro Geronit të “Brunes”

15:37 - 02/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe pronari i kompanisë së hidrosanitareve, “Brunes”, Geront Çela, kanë qenë shok që në vitet e para të shkollore. Ata kanë ruajtur miqësinë, por nuk janë përfshirë ndonjëherë në raporte financiare. Të paktën kështu pretendojnë.

Në 1 Gusht 2023, në telefonin e biznesmenit Çela ka mbërritur një mesazh në aplikacionin “Signal”, nga një numër i regjistruar me emrin Ermal Dredha.

Duke qenë i bindur se mesazh-dërguesi është kryebashkiaku i ri i Vlorës, Çela i ka kthyer përgjigje përshëndetëse.

Geronti ka filluar të komunikojë me këtë person dhe në bisedat fillestare që kishin me njëri-tjetrin kanë filluar një bisedë miqësore dhe e kanë lënë për një takim në kafe, kur “kryebashkiaku” të kalonte në Tiranë.

Diçitura: Geront Çela, pronari i “Brunes” dhe “Lobby Home”

Një ditë më pas, në 2 Gusht, “Ermal Dredha” i ka shkruar sërish biznesmenit dhe i ka kërkuar që t’i jap një njeriut të tij shumën prej 35.000 Euro dhe do të rregulloheshin bashkë kur ai të vinte në Tiranë ditën e hënë.

Ky mesazh i është dukur e dyshimtë Çelës, pasi me Ermalin nuk kanë pasur ndonjëherë kaq konfidencë dhe marrëdhënie lekësh me njëri-tjetrin. Biznesmeni kontrolloi sërish numrin e dërguesit dhe ka konstatuar që numri nuk ishte i mikut të tij, Dredha.

Historia më pas është e ngjashme me disa raste të tjera, të ndodhur së fundmi me biznesmenë të ndryshëm, të cilët kanë marrë mesazhe për shuma parash nga “Erion Veliaj”.

Në qendër të të gjithë kësaj historie mashtrimi qëndron një personazh, Florian Gjergji, i cili ka ndërtuar një skemë interesante për “zhvatjen” e dhjetëra mijëra eurove nga sipërmarrësit e mëdhenj në Shqipëri.

Në disa raste ia ka dalë të sigurojë shumat. Në disa raste të tjera, ka dështuar të marrë paratë, por gjithnjë ia ka hedhur t’u shpëtojë prangave të policisë.

“Mashtrimi” i Geront Çelës Pasi mori mesazhin për 35 mijë euro, të dërguar nga personazhi i identifikuar në telefon si “Ermal Dredha”, presidenti i “Brunes” dhe njëkohësisht i “Lobby Home”, Geront Çela, e diskuton situatën me fëmijët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Këta të fundit e kanë këshilluar që të tregohet i kujdesshëm, pasi mund të bëhej fjalë për ndonjë skemë mashtrimi.

Pikërisht, gjatë kohës që familja Çela diskutonte për këtë situatë, në telefonin e pronarit të shoqërisë vjen një thirrje nga një numër telefoni i kompanisë “Vodafone”.

Personi nga ana tjetër i thotë që është në Fushë-Krujë dhe po vjen në Tiranë për të marrë “porosinë e Ermal Dredhës”.

Diçitura: Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha

Geront Çela i ka thënë që të takohen tek zyrat e “Lobby Home” tek Qendra Tregtare TEG, ndërkohë që paralelisht ka njoftuar edhe Policinë.

Në momentin kur Çela është takuar me këtë person, i cili më pas është identifikuar si Gëzim Celanji, ka ndërhyrë policia, e cila ka kryer arrestimin në flagrancë të atij personi, sapo ai i fundit ka përmendur emrin Florian Gjergji, mashtruesit të shumë-kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese.

Ndërkohë që Celanji shkoi tek zyrat e “Lobby Home”, një personazh i dytë që e kishte shoqëruar me makinë, po e priste në parkim. Pasi konstatoi se Celanji po vonohej, ky personazh i dytë u ngjit tek zyrat e “Lobby Home”, ku u përball me forcat e Policisë. Pas arrestimit, ai u identifikua si Afrim Radiçi.

Pas arrestimit, forcat e Policisë i sekuestruan telefonin Radiçit dhe zbuluan se kishte komunikime intensive të tij me Florian Gjergjin.

Policia i mori telefonin Afrim Radiçit dhe vijoi komunikimin me Florian Gjergjin. Ky i fundit i tha që, pasi të merrnin paratë, të shkonin tek “Zogu i Zi”, aty ku i priste një person tjetër.

Bazuar në këtë komunikim, forcat policore organizuan punën dhe arritën të kapnin pranë “Zogut të Zi” shtetasin Qazim Vata.

Të tre këta personazhe u arrestuan, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të “Mashtrimit”, ndërkohë që u shpall në kërkim “koka e skemës”, Florian Gjergji.

Diçitura: Florian Gjergji

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi masën “arrest me burg” për Gëzim Celanji, Afrim Radiçi dhe Qazim Vata.

Dy muaj më vonë, Gjykata e Apelit të Tiranës zbuti masën e sigurisë për dy prej tyre, Gëzim Celanj dhe Qazim Vata, duke i vendosur në “arrest në shtëpi”. Sipas vlerësimit të gjykatës së Apelit, provat dhe indicjet ndaj këtyre dy personave nuk janë aq të forta sa të justifikojnë arrestin me burg.

Ndryshe ka ndodhur me Afrim Radiçin, për të cilën gjykata e Apelit vendosi që të vijoj të qëndrojë në qeli.

Skema dhe personazhet
Shtetasi Gëzim Celanji ka deklaruar para policisë që në momentet e para të arrestimit se ka shkuar pranë zyrave të kompanisë “Lobby Home” sepse ka patur për të marrë një porosi në emër të shtetasit Florjan Gjergji, tek një shtetas të cilin nuk e njihte.

Ai ka deklaruar se shtetasin Florjan Gjergji e ka dëgjuar fillimisht nga shoku i tij Afrim Radiçi, i cili i ka thënë së Florjanin e ka njohur në burgun e Drenovës, dhe se do të merrnin një porosi për llogari të këtij shtetasi.

Me Florjanin ka komunikuar nëpërmjet numrit te celularit 0689175440, të regjistruar në aplikacionin “ëhats-ap”’ me emrin ” Ermali Vlorë”.

Ka folur me Florjanin, i cili i ka dhënë numrin e celularit 0698. Do të telefononte këtë numër, do t’i prezantohej si miku i Ermalit, dhe se do të merrte një porosi në emër të tij.

E ka marr në telefon këtë numër dhe i është prezantuar si “miku i Ermalit” dhe se do shkonte të merrte një porosi për të. Ky shtetas, emrin të cilit nuk ia dinte, i ka thënë të shkonte të zyra e tij me adresë pranë qendrës tregtare TEG, ku i ka pritur në ambientet e zyrës së tij brenda qendrës
“Lobby Home”.

Kur ai ka shkuar aty, e ka pyetur nëse e njihte Ermalin. Gëzim Celanji i është përgjigjur që nuk e njeh. Më vonë ka ardhur policia që e ka shoqëruar.

Diçitura: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Apelit

Sipas Celanjit, Ermalin nuk e njeh, ka komunikuar vetëm me Florjanin për këtë porosi. Porosia ishte një shumë prej 35.000 eurosh, të cilat nuk ka dijeni përse po jepeshin, dhe pasi të mbaronte punën do paguhej në vlerën e 2.500 eurove.

Pasi të merrte porosinë do kontaktonte me numrin e celularit 069xxxx90, për të dërguar porosinë,

Gëzim Celanji thotë që ka qenë i shoqëruar nga Afrim Radiçi dhe se për kryerjen e porosisë u ishte premtuar se do të merrnin nga 2500 euro secili.

Afrim Radici, në momentin e arrestimit nga policia, ka deklaruar se para disa ditësh ka kontaktuar me shtetasin Florjan Gjergji ,me të cilin është njohur në burgun e Drenovës në kohën e pandemisë.

Ai ka mbajtur komunikime të vazhdueshme me Florian Gjergjin, deri sa para tre ditësh ai e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar nëse kishte ndonjë shok që të shkonte deri në Tiranë për marrë disa lekë për Florjanin.

Ka folur me personin nën hetim Gëzimin, i cili është një miku i tij ja ka shpjeguar dhe i ka vënë në kontakt me njëri tjetrin.

Personi nën hetim Qazim Vata së bashku me djalin e hallës rezulton se kanë agjenci tek Zogu i Zi në Tiranë dhe kanë autobus që ikin në Hamburg edhe për dërgimin e parave. Ai rezulton se është kontaktuar në telefon për dërgimin e parave me autobus (praktikë kjo e zakonshme e ndjekur nga agjencia).

Në telefonin personal të tij gjendet një bisedë mes tij dhe vëllait të tij, ku ky i fundit i dërgon një screenshot me emrin Gëzim që është edhe personi që do dërgonte lekët.

Por nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit nuk rezulton që personi nën hetim Qazim Vata dhe shtetasi Florian Gjergji të kenë patur njohje të mëparshme apo marrëveshje apo bashkëpunim midis tyre.

Po ashtu nuk rezulton dijenia e tij e mëparshme me ndonjë nga personat e tjerë në hetim, duke qenë se numrin e telefonit të Gëzimit ja ka nisur vëllai i tij dhe nuk i ka dhënë informacion tjetër.

Pra, nga tre personazhet e arrestuar, vetëm Afrim Radiçi rezulton që ka kontakte të drejtëpërdrejta me atë që konsiderohet si koka e skemës mashtruese, Florian Gjergjin.\

Ndërsa dy të tjerët, Gëzim Celaji dhe Qazim Vata, nuk rezulton të kenë pasur kontakt me Florian Gjergjin dhe, për këtë arsye, Gjykata e Apelit ka zbutur masën, duke i lënë në “arrest shtëpie”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: armal dredhageront celamashtrimishkrimiskema

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Egnatia e papërmbajtshme edhe ndaj Vllaznisë

Egnatia e papërmbajtshme edhe ndaj Vllaznisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com