GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema e mashtrimeve ne call-centera/ VOA: Goditet grupi shqiptar, mashtronte italianët

07:51 - 27/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet serbi në veriun e Kosovës, i sekuestrohen pajisje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe autoriteteve italiane, ka çuar në goditjen e një organizate shqiptare e cila kryente në Tiranë aktivitetin e shitjeve përmes telefonatave, duke mashtruar qytetarë të vendeve të ndryshme europiane, kryesisht në Itali. Duke i joshur me premtime për rikthim të shpejtë të investimeve, kjo organizatë sipas të dhënave të deritanishme, ka mundur të përfitojë miliona euro. Të paktën dy prej drejtuesve të këtij aktiviteti janë arrestuar ndërsa një i tretë, është në kërkim

Aktivitetit i grupit të shqiptarëve, me qendër në Tiranë, dyshohet të ketë nisur së paku që prej vitit 2019. Ndërsa një denoncim i një qytetari italian në zonën e Pordenones, në veri të Italisë, vuri në lëvizje autoritetet e këtij vendi duke zbuluar “një skemë mashtrimi mjaft komplekse sipas së cilës, viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, ku bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra të vogla, të cilat transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha.

Disa prej viktimave në fakt kanë parë se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, duke i parë fitimet e tyre nëpërmjet disa platformave në rrjet të krijuara enkas nga grupi kriminal për ta bërë akoma më të besueshëm investimin”, deklaroi prokurori shqiptar Ened Nakuçi.

Janë disa qindra qytetarë italianë që kanë mbetur viktima të skemës së ngritura nga organizata e cila kishte rregjistruar aktivitetin e saj si call center. “Nga hetimet e para, italianët e mashtruar janë 212, me një vlerë të konsiderueshme të humbur. Pas kontrolleve të realizuar dje, mendojmë se personat e dëmtuar mund të arrijnë deri në 1200”, bëri të ditur Drejtuesi i Prokurorisë së Pordenones, Raffaele Tito

Propozimi fillestar kishte të bënte me investimin në blerjen e aksioneve në Amazon për 250 euro me një fitim që realizohej brenda një jave. Më pas ata i shtynin klientët që të investonin në kriptovalutën Bitcoin, përmes llogarive rrjedhëse në disa prej vendeve të Bashkimit europian, në mënyrë që të humbisnin gjurmët.

Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar një përfitim prej të paktën 3 milion eurosh, por që sipas prokurorëve, mund të përfaqësojë vetëm majën e ajsbergut. Mundësitë që këto para të mund të gjenden për t’ju rikthyer viktimave janë shumë të pakta.

“Ne nuk mendojmë se do të mund të rekuperojmë ndonjë shumë. Mekanizmi i Bitcoin-it na bën të kuptojmë se do të jetë shumë e vështirë të sekuestrojmë paratë”, tha prokurori italian Tito.

Falë hetimit të ekspertëve italianë, të cilët përgjuan mbi 42 mijë telefonata mes operatorëve të Call center-ave dhe qytetarëve të ndryshëm në Itali, u arrit të zbulohej vendndodhja e grupit në Tiranë, dhe të identifikoheshin ata që sipas prokurorisë, mund të konsiderohen si personazhet kyç të këtij aktivitetit, në rolet e administratorit dhe konsulentëve më të besuar. Gilbert Pushani dhe Elisa Caci, u arrestuan ndërsa Valbona Abedinaj është shpallur në kërkim.

Sipas prokurorisë kohët e fundit, grupi po ristrukturohej dhe zgjerohej, duke ndryshuar dhe vendndodhjen e veprimtarisë kriminale “gjë e cila u konstatua dhe gjatë operacionit policor të përbashkët”.

Marrë nga VOA

Etiketa: call centermashtrimeVOA

Lajme të lidhura

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Aktualitet

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

15:45 - 16/01/26
Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos
Aktualitet

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

15:30 - 16/01/26
Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar
Aktualitet

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Para
Një vit nga vizita e fundit, Presidentja e Komisionit Evropian vjen sërish në Tiranë

Ursula von der Leyen vjen sot në Tiranë, nga takimi me Ramën te konferenca e përbashkët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Aktualitet

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

15:45 - 16/01/26

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me arratisjen nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci. Raportohet se Edmond...

Lexo më shumë
Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

15:30 - 16/01/26
Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com