GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Skema e Ruandës po i sjell tek ne”, Anglia përplaset me Irlandën për emigrantët

15:02 - 29/04/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Memaliajt vetëofrohet për strehimin e refugjatëve ilegalë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skema e kryeministrit britanik Rishi Sunak, lidhur me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë, ka ngjallur pakënaqësi në Irlandë

Ministra britanikë dhe irlandezë pritet të zhvillojnë sot një takim mbi pretendimet në rritje se në mesin e lëvizjeve të Londrës zyrtare, shumë azilkërkues po përfundojnë ndërkohë në tokën irlandeze.

Shifrat e fundit tregojnë se për shkak të një ndryshimi në modelet e emigrimit, më shumë se 80 për qind e njerëzve që aplikojnë për azil në Irlandë hyjnë nga kufiri tokësor me Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, shkruajnë mediat vendase.

Ministri britanik i Punës dhe Pensioneve i Britanisë, Mel Stride deklaroi sot se “po shohin shenjat e hershme të efektit parandalues, për të cilin është i gjithë qëllimi i projektligjit të Ruandës. Njerëzit kanë filluar të largohen nga Britania e Madhe e po shkojnë në Republikën e Irlandës”, pohoi ai duke shtuar se “është e qartë që tani do të ketë diskutime midis qeverisë sonë dhe qeverisë së tyre.”

Kjo situatë vjen në një kohë kur sic raporti The Guardian, policia angleze do të nisë nga dita e sotme të ndalojë azilkërkuesit e identifikuar për deportim në Ruanda, që do të thotë se një gjë e tillë do të ndodhë më herët nga sa ishte planifikuar. Kryeministri irlandez Simon Harris e bëri të qartë se Irlanda nuk do të kthehet në zgjidhjen e sfidave të emigracionit të vendeve të tjera.

Ndërkohë, shifrat e publikuara rishtazi nga Home Office tregojnë se më shumë se 7,000 njerëz kanë mbërritur me varka të vogla në Britani nga 1 janari deri në fund të prillit – një numër rekord për periudhën katërmujore.

Etiketa: AngliEmigrantëIrlande

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Parashutisti në Vlorë humb kontrollin në ajër, i vjen në ndihmë…

Parashutisti në Vlorë humb kontrollin në ajër, i vjen në ndihmë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com