GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skema e Subashit për gllabërimin e 480 MLN lekëve, tenderi i anuluar 2 herë

15:09 - 02/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Skema e Subashit për gllabërimin e 480 MLN lekëve, tenderi i anuluar 2 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, pasi shpëtoi nga SPAK-u për Inceneratorin e Fierit, i ka dalë frika dhe nuk përmbahet duke çuar paratë në tenderë abuzivë. Skema abuzuese që ka luajtur në dy tenderët e fundit, vërteton këmbënguljen e tij për të përvetësuar sa më shumë nga buxheti i bashkisë. Bëhet fjalë për një projekt të madh që ka si objekt “Shërbim për mirëmbajtje dhe riparim të mjeteve të rënda të Bashkisë Fier”.

Tenderi “Shërbim për mirëmbajtje dhe riparim të mjeteve të rënda të Bashkisë Fier (Kamiona, Skrepa, Eskavatorë)” i ndarë qëllimisht në 5 (pesë) lote, ka mbledhura paratë e ndërmarrjeve të bashkisë dhe i ka prokuruar me një dorë ( që caktohet nga kryetari Subashi). Në lojë janë  39 993 983,33 (tridhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tre presje tridhjetë e tre) lekë.  Nëse llogarisim edhe TVSH (Tatimi mbi vlerën e shtuar 20%) atëherë kemi shifrën 47944779,99 lekë.

Për lotin e parë, që është hapur më datë 29 shtator 2023, Subashi planifikon të shpenzojë 43 milionë lekë.

Por, ajo që na bie menjëherë në sy është se tenderi ka “fituar” “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania. Kjo për shkak se më parë, prokurimi është anuluar dy herë. Çka do të thotë se ka parregullsi dhe shkelje ligjore nga zyrtarët vendorë.

Por, Subashi nuk pyet për ligj ai e ka hapur sërish garën për këtë tender, e kjo procedurë u njollos ende pa nisur. Nuk e dimë se si mund të vazhdojë prokurimi i këtij fondi, kur ka risk mjaft të lartë korrupsioni me fondin.

Sigurisht synimi i kryebashkiakut të Fierit është t’i çojë ato lekë tek kompania e paracaktuar. Madje në të njëjtën ditë ai ka publikuar edhe tenderin për lotin 2 të këtij projekti, që ka si objekt “Shërbim për mirëmbajtje dhe riparim të mjeteve të rënda të Bashkisë Fier (Riparim i mjeteve të transportit mbi 3.5 ton dhe të rënda)”. Dhe ndërsa shtohen lotet, rritet vlera e planifikuar të shpenzohet. Ky lot kushton 98 milionë lekë.

 

Por, edhe kjo kontratë është abuzive dhe e papranueshme për të vazhduar procesin, sepse është anuluar dy herë të tjera.

Në këto raste ligji i prokurimeve kërkon që tenderi, pasi të jenë parë boshllëqet dhe të jetë bërë rihartimi i prokurimit për një qëllim të nevojshëm, mund të shpallet një tjetër garë.

Ndërsa Subashi nuk do t’ia dijë për rregulla. Në tetor ai do të shpallë fituesit, të paktën të dy tenderët me “Flamur të kuq” dhe më vonë për lotet e tjera.

Ndërsa shohim se janë planifikuar edhe 3 lote të tjera për këtë projekt, me vlerat 90 milionë, 84 dhe 87 milionë lekë. Duke parë anulimet e njëpasnjëshme dhe alarmin e riskut të korrupsionit që është ngritur nga monitoruesi i buxhetit, drita e kuqe duhet të ndizet edhe për SPAK-un, për të parë se çfarë bëhet me këto fonde!

Lexo: Armando Subashi i jep 500 MLN lekë Yzedin Bozhajt për fasadën e një shkolle

 

Etiketa: abuzimArmando Subashimakinamiremabjtjeopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Deputetët e PD kundër Ilir Beqajt: Hajduti vjen këtu dhe na flet…

Deputetët e PD kundër Ilir Beqajt: Hajduti vjen këtu dhe na flet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi
Breaking Views

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

20:08 - 24/02/26

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit...

Lexo më shumë
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

20:01 - 24/02/26
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët

19:57 - 24/02/26
Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

19:43 - 24/02/26
Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

19:28 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com