GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

17:46 - 16/08/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Mars të vitit 2022, Autoriteti i Konkurencës autorizoi blerjen e kompanisë celulare “One” nga grupi financiar “4iG”.

Më herët, shoqëria hungareze kishte blerë edhe shumicën e aksioneve të kompanisë “Albtelekom Albania”, e cila ofronte shërbimin e telefonisë së lëvizshme.

Vendimi i Autoritetit të Konkurencës ishte i paprecedent, pasi lejonte situatën e duopolit në tregun e telefonisë mobile, e cila tashmë ndahet mes “One” dhe “Vodafone Albania”.

Në foto: Vendimi i Autoritetit të Konkurencës, dt. 8 Mars 2022

I bindur se autorizimi për shitjen e “One” nga pronari i mëparshëm tek hungarezët e “4ig” mund të sillte deformime të tregut, institucioni i Konkurencës i drejtuar nga Denar Biba, deklaroi se do të mbante në monitorim të rreptë veprimtarinë e operatorit të ri në treg.

Këtë “monitorim të rreptë” do ta kryente në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Por, premtimi i Autoritetit duket se ishte më shumë justifikim për të lejuar grupin financiar hungarez që të shtrihej fuqishëm në tregun shqiptar, duke kufizuar konkurencën dhe rrjedhimisht edhe interesat e qytetarëve/klientë shqiptarë.

Në Korrik 2022, AKEP-i, në vijim të një procedure tjetër të nisur më herët për tregun e telefonisë celulare, informon Autoritetin e Konkurencës se “tregu i shërbimeve celulare me pakicë, është treg që nuk rregullohet nga AKEP dhe mbetet jashtë detyrave të tij funksionale”.

Në foto: Përgjigja e AKEP-it për Autoritetin e Konkurencës

Pra AKEP-i, institucioni që u konsiderua si aleati më i rëndësishëm i Autoritetit të Konkurencës për të “monitoruar rreptë” kompaninë “One”, në fakt nuk e ka aspak kompetencë ligjore për t’u marrë me këtë çështje.

Mbetet vetëm institucioni i Denar Bibës, i cili e ka të qartë se vendimi për të lejuar situatën duopol mund të sjellë pasoja të fuqishme negative në tregun e telefonisë celulare.

Kompania me kapital publik hungareze “4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”, hyri zyrtarisht në tregun e telefonisë shqiptare në fillim të këtij viti.

Në 14 janar 2022, Autoriteti i Konkurencës autorizoi “përqendrimin e realizuar nga përftimi i kontrollit nëpërmjet blerjes së 80.27% të aksioneve të shoqërisë Albtelecom SHA nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”.

Në atë rast, Autoriteti i Konkurencës konstatoi se transaksioni “nuk do të krijojë apo forcojë pozitën dominuese, duke qenë se shoqëria blerëse 4iG Nyrt nuk operon në këtë treg dhe si rrjedhim nuk do të ketë ndryshim të pjesëve takuese dhe strukturës së tregut pas transaksionit”.

Por, në mars 2022, situata ishte shumë më e ndryshme.

Në 8 Mars, Autoriteti i Konkurencës autorizoi “blerjen e 100% të aksioneve të shoqërisë Albania Telecom Invest AD (“One”) nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”.

Tashmë, kompania hungareze ishte pjesë e tregut të telefonisë në Shqipërisë dhe blerja e shoqërisë “One” mund të krijonte deformime në treg.

Ndaj, Autoriteti i Konkurencës dha autorizimin e tij me kushtin që kompania hungareze “të sillej mirë”, duke i këshilluar që të mos abuzonte me pozitën dominuese në treg.

Nga ana tjetër, Konkurenca i sugjeroi AKEP-it “të realizojë analizën e tregut me pakicë të shërbimit të telefonisë fikse dhe celulare, duke shpallur operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg (FNT), si dhe duke përcaktuar masa rregulluese/detyrime sipas përcaktimeve ligjore”.

Por, AKEP-i nuk e ka këtë kompetencë, gjë që krijon të gjithë hapësirat për mundësinë e abuzimit të kompanive që operojnë në tregun e telefonisë celulare. Nga Boldnews.al

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com