GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skemë 5D edhe te ministria e Ballukut”/ Një tjetër aferë e dyshuar kallëzohet në SPAK

13:54 - 01/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku del pas 3 orësh nga SPAK: Inceneratori i Tiranës ka bërë pis të madh e të vogël…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncoi këtë të premte se skema 5D e Bashkisë Tiranë, ku drejtorë dhe nëpunës të administratës shtetërore i jepnin vetes tendera publikë nëpërmjet bizneseve që po vetë zotëronin, është kthyer në model menaxhimi në “qeverinë e keqmanexhimit”. Anëtari i këshillit kombëtare të PD, Akil Kraja u shpreh se ky model po ndiqet edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ai bëri me dije se “Partia Demokratike ka vendosur t’i përcjellë organeve të drejtësisë dhe SPAK një rast të ri të këtij modeli, atë të I.D.K KONSTRUKSION”.

“Një kompani që ka përfituar në vitet e fundit mbi 30 milion euro tenderë publikë, ndërkohë që ka dyshime të arsyeshme se ajo shërbente si një kompani guackë për transferta të dyshimta drejt familjarëve të pronarëve të saj, drejtues të nivelit më të lartë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Rikujtojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës është prekur nga fenomeni i drejtorëve me biznese fiktive edhe në rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, drejtuesi i të cilit, Evis Berberi, shpallte fitues kompaninë “Net Group” dhe “DAAM”, kompani që zotëroheshin praktikisht nga ai vetë”, tha Kraja.

Skema

Më tej, shpjegoi se I.D.K KONSTRUKSION është në pronësi të familjarëve të Administratorit të OSSH, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipi. Ky i fundit rezulton gjithashtu pronar i kompanisë ABNID, e cila gjatë viteve të fundit, ka përfituar mbi 10 milion euro nën-kontraktime të drejtpërdrejta nga kompania I.D.K KONSTRUKSION.

“Përveç lidhjes familjare, dhe këtyre transfertave miliona euroshe nga tendera publikë, IDK dhe ABNID ndanin edhe punonjësit mes tyre. Në një rast, administratori i kompanisë ABNID, në pronësi të Drejtorit të OSSH, duket se ka punuar si një punëtor i thjeshtë krahu për kompaninë I.D.K KONSTRUKSION. Kjo është qartazi një rast tjetër i virusit 5D të Bashkisë Tiranë apo Net Group i ARRSH”, theksoi Kraja.

“Ky model i pahasur më parë në këto 33 vite tranzicion, duhet të marrë fund. Një model sipas të cilit, Drejtorët e administratës publike janë kthyer në pronarë biznesesh fiktive të cilët kanë si fokus jo mbrojtjen e taksapagueseve shqiptarë, nëpërmjet zhvillimit të procedurave të tenderimit kompetitive e të drejta, por kanë si qëllim kryesor transferimin e parave publike në llogaritë e tyre personale. Ky model është anti-biznes, është anti-konkurrencë dhe nuk është thjeshtë korrupsion, është shumë më shumë. Por është edhe një sfidë e radhës për organet e drejtësisë së re për të treguar paanshmëri dhe efikasitetin e kërkuar në parandalimin e abuzimeve të kësaj shkalle me taksat e qytetarëve shqiptarë”, përfundoi ai.

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1PDSpak

Lajme të lidhura

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
Para
Fundjava me diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celcius

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë
Breaking Views

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together...

Lexo më shumë
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com