GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“S’kemi kohë për mbajtur mendjen te derbi”, Shehi: Laçi të krijon gjithmonë probleme

12:22 - 06/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fitorja në derbi 2-0 përballë Partizanit në “Air Albania” ka rritur moralin te Tirana, e cila tashmë në kudër të javës së 7-të të kampionatit do të përballet me Laçin ditën e nesërme duke nisur që nga ora 15:00.

Vetëm 1 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Partizani, në “Selman Stërmasi” bardheblutë do të kërkojnë fitoren ndaj kurbinasve për të shpresuar te një ndalesë e demave ndaj Vllaznisë, që kampionët të marrin frenat e renditjes.

Për të folur për duelin me bardhezinjtë, trajneri Orges Shehi ka theksuar se me Laçin asnjëherë nuk duhet të shikophet renditja, pasi është një skuadër që të bën dëm gjithmonë.

Laçi i fundit në renditje – Kundërshtari ka lojtarë cilësor. Në vitet e fundit është faktor në futbollin shqiptar. Kundërshtar që ka koeficientin më të lartë nga të gjitha klubet shqiptare në Europë. Do ta hiqja këtë vendi i fundit. Mendoj që është një skuadër që meriton vëmendje personale sepse është realisht një skuadër e fortë.

Eufori nga derbi? – Derbi ka intensitet shumë të madh dhe janë shumë pak ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë dhe emocionet. Këto ditë fokusi ka qenë te vlerësimi. Duke mbajtur mendjen në derbi dhe të humbin përqendrimin nga ndeshja e nesërme nuk është diçka e mirë.

Mungesat – Filipi na mungon për arsye dëmtimi dhe nuk do të luajë as për 2-3 javë të tjera. Kurse Lulaj doli me karton. Janë mungesa që na vështirësojnë disi por ka dhe lojtarë të tjerë aty që të mendojmë se kë do të hedhim në fushë. Organika në aspektin defensivë nuk na mungon. Kështu duhet të bëjmë zgjedhjen e përshtatshme.

Detyrim fitorja? – Unë mendoj se rezultatet nuk i përkojnë asaj skuadre që është. Unë mendoj se ka një skuadër të mirë, ndoshta edhe për arsye dëmtimesh nuk janë 100% të plotë. Por është skuadër që ka elemente brenda. Ne duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të bërë maksimumin, duke menduar që përpara nuk kemi një skuadër që duket në renditje, por një skuadër që sa ka bërë këto vite.

Sa herë e keni parë derbin? – Të jem i sinqertë, asnjëherë të plotë. Ndeshja është shumë shpejtë edhe nuk ke kohë të merresh me fitoren. Përqendrimi shkon te Laçi. Të jem i sinqertë nuk e kam parë asnjëherë të plotë.

Objektivi pas derbit – Unë nuk mendoj se ishim në pozita të këqija. Para fitores me Partizanin kishim bërë një fitore me Teutën. Nuk ishim në pozita të këqija, kështu që derbi është shumë i ndjeshëm, te tifozeria, te i gjithë ambienti, te lojtarët. Shpresoj që kjo të na japi një frymë pozitive, duke pasur parasysh që kemi një kontingjent të ri lojtarësh, që dhe ata e ndjejnë për herë të parë një derbi. E ku ka më mirë se sa ta fitosh derbin e parë, duke parë dhe të gjithë optimizmin që na rrethon. Na ngel për detyrë ta harrojmë sa më shpejtë dhe të përqendrohemi te tjetra.

Qefalija – Qefalija është një lojtar që ka shumë të ardhme. Unë personalisht kamë shumë besim te ai. E kam futur në ndeshje të Europës në formacion. Sigurisht pas asaj goditje të fortë duhet të rrijë dhe disa kohë pushim. Mjekët kanë atë protokollin e vet, që pas një frakture duhet t’i plotësojë ditët e plota, më pas të afrohet me grupin. E rëndësishme është që është mirë. e rëndësishme është që përmirësohet çdo ditë. Më pas ta afrojmë në gjirin tonë.

Etiketa: Laciorges shehiTirana

Lajme të lidhura

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Para
Diskutimet me grupin e Alibeajt, Duka zbardh prapaskenat: Gati të dalim me një kandidat

Diskutimet me grupin e Alibeajt, Duka zbardh prapaskenat: Gati të dalim me një kandidat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com